Hoti: Kuvendi i Kosovës ka kohë që po mbahet peng nga PAN-i - Bota Sot
Hoti: Kuvendi i Kosovës ka kohë që po mbahet peng nga PAN-i

Aktuale

Hoti: Kuvendi i Kosovës ka kohë që po mbahet peng nga PAN-i

Nga: A.M. Më: 24 prill 2019 Në ora: 15:13
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka  komentuar punën e Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kuvendi ka kohë që po mbahet peng nga PAN-i, dhe se kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli tani po i lut grupet parlamentare që t’i diskutojnë çështjet që presin për votim me deputetë dhe të dakordohen për datën e votimit të tyre.

Postimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës ka kohë që po mbahet peng nga PAN-i, një pakicë qeverisëse pa legjitimitet që po e shfrytëzon situatën e krijuar nga mungesa e një grupi të deputetëve që përfaqësojnë komunitetet pakicë.

Në sesionin vjeshtor 2018, të 11 seancat e filluara patën mbetur të hapura. Pikat e rendit të ditës të atyre seancave u bartur në këtë vit.

Sivjet prapë është e njëjta situatë. Janë 8 seanca të hapura me 61 pika të rendit të ditës.

I gjendur në një situatë të tillë të pafuqisë politike për të siguruar funksionimin e rregullt të Kuvendit të Kosovës, Kryetari i Kuvendit si hef i PAN-it i lut tani grupet parlamentare që t’i diskutojnë çështjet që presin për votim me deputetë dhe të dakordohen për datën e votimit të tyre.

Deputetët e opozitës janë duke folur qartë për gati një vit. Përmes mos votimit, deputetët e opozitës i kanë treguar koalicionit PAN se nuk ka legjitimitet për të qeverisur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...