Kërkohet arrest shtëpiak kundër 16 femrave që ishin në Siri

Aktuale

Kërkohet arrest shtëpiak kundër 16 femrave që ishin në Siri

Më: 24 prill 2019 Në ora: 16:18
Pamje të grave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore – Departamenti Special në Prishtinë, caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër gjashtëmbëdhjetë të pandehurave, V.A, E.S, Sh.T, M.T, L.I, A.A, G.L, D.D, V.I, J.L, R.Q, A.M, J.Xh, F.Z, Q.S, dhe E.B., për shkak të dyshimit për veprat penale organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste dhe bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Kosovës.

Propozimi për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për të pandehurat janë bazuar në nenin 165 paragrafi 2 e nën paragrafi 2.3 dhe 2.4 të KPRK-së, si dhe, nga neni 165 paragrafi 2 nën paragrafi 2.5.3 të KPRK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat