Sindikata e Pavarur e quan antiligjore përzgjedhjen e drejtorit të ri të RTK-së

Aktuale

Sindikata e Pavarur e quan antiligjore përzgjedhjen e drejtorit të ri të RTK-së

Më: 24 prill 2019 Në ora: 17:24
RTK

Sindikata e Pavarur e RTK-së e konsideron absurde dhe antiligjore mënyrën se si Bordi i RTK-së e ka zgjedhur drejtorin gjeneral të saj, ndërsa kërkon nga Komisioni Parlamentar për Media të marrë të gjitha masat në mënyrë që ky konkurs të kthehet në gjendjen fillestare.

Vendimi  i sotëm i Bordit është më skandalozi i marrë ndonjëherë nga ky organ mbikëqyrës, thuhet në reagim.

SPRTK kërkon nga Kuvendi i Kosovës, konkretisht nga Komisioni Parlamentar për Medie, që të marrin të gjitha masat në mënyrë që ky konkurs të kthehet në gjendjen fillestare si dhe procesi të zhvillohet në përputhje me ligjin e RTK-së.

“Neni 32 pika 3 e Ligjit  të RTK-së e thotë qartë se për zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtorit gjeneral të RTK-së duhen 2/3 e anëtarëve të Bordit, që i bie se duhen së paku 7 vota nga 11 sa është gjithsej numri i  anëtarëve të Bordit. Ndërsa Bordi i RTK-së vendimin e ka bazuar në vetëm gjashtë vota”, thuhet në reagimin e Fadil B. Hoxhës, kryetar i SPRTK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat