Arrest shtëpiak për gratë e kthyera nga Siria

Aktuale

Arrest shtëpiak për gratë e kthyera nga Siria

Më: 24 prill 2019 Në ora: 17:24
Gratë e kthyera nga Siria

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për 19 gra të kthyera nga vatrat e luftës në Siri.

Gjykata u ka caktuar këtë masë të pandehurave R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L për shkak të veprës penale Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 par.3 të ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, ligji Nr.05/1-002 dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 par. 2 i KPK-së.

Të pandehurave iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1  muaj për secilën veç e veç, duke filluar nga data 24 prill deri më 24 maj.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat