Përçahen punëtorët, SPERTK e quan skandaloze zgjedhjen e Ngadhnjim Kastratit drejtor

Aktuale

Përçahen punëtorët, SPERTK e quan skandaloze zgjedhjen e Ngadhnjim Kastratit drejtor

Më: 24 prill 2019 Në ora: 17:25
Ngadhnjim Kastrati

Sindikata e Pavarur e RTK’së (SPRTK) thotë se mënyra e zgjedhjes së Ngadhnjim Kastratit në postin e drejtori gjeneral është një prej vendimeve më skandaloze që është marrë ndonjëherë nga Bordi i këtij institucioni.

Në një reagim për media, SPRTK ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, konkretisht nga Komisioni Parlamentar për Media që të marrin të gjitha masat  që konkursi të kthehet në fazën fillestare.

Sipas tyre pika 3 e Nenit 32 e Ligjit për RTK-në, e specifikon se çfarë shumice kërkohet për të votuar drejtorin apo për të shkarkuar atë.

Zyra Ligjore e RTK’së, sot ka interpretuar Nenit 32 të Ligjit për RTK-në, dhe ka legjitimuar zgjedhjen e Ngadhnjim Kastratit në krye të RTK’së.

Megjithatë sindikata tjetër e punëtorëve të RTK-së, SPERTK, kanë përshëndetur zgjedhjen e Ngadhnjim Kastratit në postin e drejtorit të RTK’së.

Reagimi i plotë i SPERTK:

 Sindikata e Pavarur e RTK-së e konsideron absurde dhe antiligjore mënyrën se si Bordi i RTK-së e ka zgjedhur drejtorin gjeneral të saj.

Vendimi  i sotëm i Bordit është më skandalozi i marrë ndonjeherë nga ky organ mbikqyrës.

SPRTK kërkon nga Kuvendi i Kosovës, konkretisht nga Komisioni Parlamentar për Medie, që të marrin të gjitha masat në mënyrë që ky konkurs të kthehet në gjendjen fillestare si dhe procesi të zhvillohet në përputhje me ligjin e RTK-së.

Neni 32 pika 3 e Ligjit  të RTK-së e thotë qartë se për zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtorit gjeneral të RTK-së duhen 2/3 e anëtarëve të Bordit, që i bie se duhen së paku 7 vota nga 11 sa është gjithsej numri i  anëtarëve të Bordit. Ndërsa Bordi i RTK-së vendimin e ka bazuar në vetëm gjashtë vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat