Ambasadori gjerman reagon ashpër

Aktuale

Ambasadori gjerman reagon ashpër

Më: 24 prill 2019 Në ora: 18:21
Ambasadori gjerman

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, ka reaguar sot ashpër ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas vendimit të këtij të fundit që të mos certifikojë kandidatët e Listës Serbe që do të garonin për kryetar në zgjedhje e parakohshme në katër komunat veriore.

Heldt ka thënë se nuk e kupton se cila është mençuria politike e një vendimi të tillë, dhe pyet se pse ende KQZ-ja nuk është e kompletuar.

“Duke mos qenë në gjendje të komentojë aspektin ligjor të kësaj çështje momentalisht, pyes veten se cila është mençuria politike në ndërmarrjen e një hapi të tillë”, ka thënë ai.

Ai thotë se  problem tjetër në KQZ që po komplikon edhe më tej gjërat, është mos kompletimi i anëtarëve të plotë.

“Sikur i gjith ky komplikim i situatës të mos mjaftonte. Pse KQZ-ja ende nuk është e kompletuar’, ka thënë në fund të reagimit të tij.

Mos certifikimi i kandidatëve të Listës Serbe ka ardhur si pasojë e refuzimit të dy anëtarëve të KQZ-së, nga Lëvizje Vetëvendosje, Adnan Rrustemi dhe Nazlije Bala.

Ata kënë thënë se nuk pranojnë certifikimin e tyre, përderisa ata nuk e njohin shtetin e Republikës së Kosovës.

Pas këtyre zhvillimeve, reagime të ashpra kanë ardhur edhe nga Beogradi. Ka qenë fillimisht Marko Gjuriq i cili ka drejtuar akuza të shumta në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosjes, ndërkohë presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq, ka thënë se për një gjë të tillë do të ankohet edhe tek kancelarja gjermane, Angela Merkel, në takimin e 29 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat