Haradinaj: Takimi në Berlin, forma më e mirë e komunikimit me vendet e rajonit - Bota Sot
Haradinaj: Takimi në Berlin, forma më e mirë e komunikimit me vendet e rajonit

Aktuale

Haradinaj: Takimi në Berlin, forma më e mirë e komunikimit me vendet e rajonit

Më: 24 prill 2019 Në ora: 18:23
Ramush Haradinaj dhe Christian Heldt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se Qeveria e vendit është e përkushtuar për integrimin euroatlantik, bashkëpunimin rajonal dhe dialogun Kosovë - Serbi.

Gjatë takimit të rregullt me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, bashkëpunimin bilateral dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik mes dyja vendeve. 

“Gjithashtu e falënderova në emër të Qeverisë së vendi për rolin konstruktiv të kancelares Merkel, veçmas tani në thirrjen e takimit të Berlinit, si forma më e mirë e komunikimit me vendet e rajonit”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...