Krasniqi: Kur budallallëku, turpi, tradhtia shpërfaqën, dija, nderi me guximin e Atdhetarinë strukën nga turpi

Aktuale

Krasniqi: Kur budallallëku, turpi, tradhtia shpërfaqën, dija, nderi me guximin e Atdhetarinë strukën nga turpi

Nga: A.SH Më: 24 prill 2019 Në ora: 19:51
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA Socialdemokrate Jakup Krasniqi ka përshkuar gjendjen në të cilën ndodhemi sot si shoqëri, përcjellë "Bota Sot".

Ai përmes facebook, shkruan se, shoqëria duhet të merr masa të ngutshme dhe adekuate se kriza morale është shtresuar!

Postimi i plotë:

DUKE DËGJUAR LAJME E DEBATE!

Do përpiqem shkurt ta përshkruaj gjendjen në të cilën gjendemi si shoqëri me identitet të rrezikuar:

Kur budallallëku, turpi me tradhtinë e qyqarëllakun shpërfaqën pa frikë,

Dija, Nderi me Guximin e Atdhetarinë strukën nga turpi për t’i mbrojtur vlerat kombëtare!

Shoqëria duhet të merr masa të ngutshme dhe adekuate se kriza morale është shtresuar!

Në një situatë të tillë apo të ngjashme, kombi ka probleme serioze.

Kjo e fundit nuk arrihet pa dije, guxim dhe vendimmarrje pa pardon ndaj çdo torollaku trutharë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat