Haki Abazi jep detaje për gratë e kthyera nga Siria: Tregon kush i dërgoi atje - Bota Sot
Haki Abazi jep detaje për gratë e kthyera nga Siria: Tregon kush i dërgoi atje

Aktuale

Haki Abazi jep detaje për gratë e kthyera nga Siria: Tregon kush i dërgoi atje

Nga: N.Sh Më: 24 prill 2019 Në ora: 21:07
Të kthyerit nga Siria

Analisti politik, Haki Abazi, përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar ashpër politikanët në Kosovë.

Ai ka përmendu disa probleme të cilat që nga paslufta e deri më sot janë duke vazhduar në Kosovë.

“Politikës duhet me ia kthy sinqeritetin dhe qytetarin. Politika pa qytetarin është hajni edhe paturëpsi. Qytetarët që nuk e kanë barometrin e zhvilluar dhe memorien e kthjelluar, rrezikojnë me qenë të varfër e të nënshtruar përgjithmonë”, shkruan Abazi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Abazi PSD-në e quan parti e ‘coftë’.

“E gjithë Afera ‘PRONTO’, milionat e njerëzve të lidhur me ‘PRONTO’, e dënimi shkoi te Ferid Agani. Nëse ka qenë vërtet fajtor, le të publikohen faktet tani, por, a është Ferid Agani njeriu që po sakrifikohet se nuk ka asnjë mbështetje politike, a duhet Ferid Agani të jetë mësimi për ata që i mbështeten një sistemi kriminal, i cili në fund të kapë për fyti”, shkruan tutje ai.

Ndërsa për gratë e kthyera nga Siria, të mbuluara me të zeza janë rezultat i kësaj politike, thotë abazi, i cili shton se, këto i kanë dërguar njerëzit deri në çmenduri dhe joracionalitet.

Më poshtë postimi i plotë:

Mbylle Çarshinë e mbushur me mbeturina

1. Padrejtësia e paradoksi shkon deri aty që disa ‘quazi televizione’ që janë rezultat i krimit e korrupsionit që bën politika dhe lidhjet me nëntokën, që vjedh prej tenderëve në të gjithë sektorët, dhe që i lë spitalet pa barëra esenciale, dhe në fund po ato ‘quazi televizione’ thërrasin qytetarët që të ndihmojnë njerëzit e sëmurë që nuk kanë para për të paguar barëra. 20 vite pas luftës as libreza shëndetësore nuk kemi, se mos të flasim për sigurim shëndetësor të dinjitetshëm. Qytetari nuk ka barëra, e pushtetari i ka 8 rroga.

2. Njerëzit që janë në politikë që 20 vjet dhe rezultatin e kanë zero në interes të publikut, ju ka ardhur koha me dalë në pension, dhe nëse nuk dalin vet duhet qytetarët të ua tregojnë vendin.

3. Hiç nuk ka rëndësi mosha, por, ka rëndësi qëndrimi dhe integriteti njerëzor. Politikës duhet me ia kthy sinqeritetin dhe qytetarin. Politika pa qytetarin është hajni edhe paturëpsi. Qytetarët që nuk e kanë barometrin e zhvilluar dhe memorien e kthjelluar, rrezikojnë me qenë të varfër e të nënshtruar përgjithmonë.

4. Partia e ‘coftë’ e PSD, po tenton me rritjen e pagës minimale si propozim me tregu që është gjallë. Shqiptarët nuk e kanë hallin e pagës minimale, e kanë hallin e rrenës, padrejtësisë, pafytyrësisë, mungesën e integritetit, mungesën e moralit politik, e kanë hall tradhtinë. Po pyesim, pse nuk është aprovuar ligji për qeverinë? Kush thoshte, se po të mos ishte Serbia nuk do të kishin çka me bë, e në fund u kthyen dhe e bënë dialogun arsyen kryesore të gozhdës së arkivolit të tyre.

5. E gjithë Afera ‘PRONTO’, milionat e njerëzve të lidhur me ‘PRONTO’, e dënimi shkoi te Ferid Agani. Nëse ka qenë vërtet fajtor, le të publikohen faktet tani, por, a është Ferid Agani njeriu që po sakrifikohet se nuk ka asnjë mbështetje politike, a duhet Ferid Agani të jetë mësimi për ata që i mbështeten një sistemi kriminal, i cili në fund të kapë për fyti.

6. Këto gratë e kthyera nga Siria, të mbuluara me të zeza janë rezultat i kësaj politike që i ka dërguar njerëzit deri në çmenduri dhe joracionalitet. Po, nuk është e çuditshme sepse nëse njerëzit e UÇK bëjnë vetëvrasje, njerëzit vrasin motrat, gratë e nënat në Kosovë, atëherë mbështjellja me qefinin e zi për së gjalli duket shumë më pak ide e çmendur se vrasja e vajzës e të gruas me kallashnikov. Probleme serioze me shëndetin publik, pasojat e traumave dhe çrregullimeve të stresit postraumatik po i paguajmë rëndë si shoqëri, përderisa pseudoligjëruesit e fesë dhe ideologët e korruptuar si Milazim Krasniqi iu fryjnë erërave të përçarjes dhe keqpërdorin gjendjen shpirtërore e fukarallëkun njerëzve, për të zbutur mëkatet e veta.

Kjo është padrejtësi që po zgjatë shumë gjatë, sepse nuk kemi as prokurorë e as gjykatës që e duan këtë vend. Ata i duan pagat e tyre dhe privilegjin me qenë të pasur mes të varfërve. Përbuzja e vendit është mëkati qe nuk falet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...