KQZ nuk i certifikoi, Lista Serbe ankohet në PZAP

Aktuale

KQZ nuk i certifikoi, Lista Serbe ankohet në PZAP

Më: 24 prill 2019 Në ora: 21:31
KQZ

Katër kandidatët e subjektit politik, Lista Serbe, që pritet të garojnë për kryetarë të komunave veriore të Kosovës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit, nuk janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sot në vazhdimin e mbledhjes së KQZ-sw, dy anëtarët e këtij trupi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Balaj dhe Adnan Rrustemi kanë abstenuar procesin, duke pamundësuar certifikimin e kandidatëve të partisë serbe.

Indeksonline ka mësuar se Lista Serbe është ankuar menjëherë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

PZAP do ta shqyrtoj ankesën e serbëve brenda afatit ligjor dhe pas këtij vendimi do të vendos përfundimisht KQZ për certifikim apo jo të tyre.

Kryetarët e komunave veriore: Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq, më 26 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie për vendosjen e taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe. Në dorëheqjet e tyre, kryetarët e këtyre komunave, i ishin referuar Kosovës me termin “Kosovë e Metohi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat