Haradinaj: Le ta qesin nga puna kunatën time

Aktuale

Haradinaj: Le ta qesin nga puna kunatën time

Më: 24 prill 2019 Në ora: 22:35
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth punësimeve familjare gjatë qeverisjes se tij.

Në emisionin Pressing, kryeministri Haradinaj thotë se nuk e di si është punësuar kunata e tij në Telekom, ndërsa nga aty mund të hiqet, nëse është punësuar jashtëligjshëm.

“Kunata ime është punësuar në Telekom. Nuk e di si ka arritur të punësohet. Disa po thonë me konkurs, disa pa konkurs. Nëse është pa konkurs, le ta qesin”, është shprehur Haradinaj”

Kryeministri tutje thotë se në të gjitha institucionet ka të punësuar nga të gjitha partitë, dhe asnjëherë nuk është larguar asnjë nga ta, për t’u zëvendësuar me dikë nga AAK’së.

Tutje ai thotë se është keqkuptuar dhe ‘i ka mvesh AAK’së” punë e punësimeve sepse nuk është ajo frymë në parti ‘që duhet punësuar veç të vetit’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat