Sot mblidhet Komiteti Drejtues për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore - Bota Sot
Sot mblidhet Komiteti Drejtues për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore

Aktuale

Sot mblidhet Komiteti Drejtues për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore

Më: 25 prill 2019 Në ora: 07:53
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot merr pjesë në takimin e Komitetit Drejtues për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore.

Komiteti Drejtues është themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovës, kryesuar nga Ministri i Drejtësisë dhe i përbërë nga ministra të linjës dhe drejtorë të agjencive të pavarura, me qëllim të shtytjes përpara të reformave sektoriale për fuqizimin e të drejtave pronësore.

Synim i takimit është shpalosja e të arriturave sektoriale, prioritizimi dhe zbatimi i masave të dala nga Strategjia për zbatim gjatë vitit 2019, duke përfshirë edhe ato që ndërlidhen me Programin e Reformave Ekonomike të Qeverisë së Kosovës, si dhe identifikimi i sfidave në fushën e të drejtave pronësore.

Pas takimit, në një ceremoni të veçantë në ora 15:00 në Hotel "Sirius", ministri Tahiri dhe Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Lisa Magno, do të mbajnë fjalë rasti për të prezantuar prioritetet e këtij sektori për vitin 2019.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...