Nasim Haradinaj: Te kisha ditë që Fisniku është djali i bashkëpunëtorit të Millosheviq, nuk ish ngjit kurrë në Koshare

Aktuale

Nasim Haradinaj: Te kisha ditë që Fisniku është djali i bashkëpunëtorit të Millosheviq, nuk ish ngjit kurrë në Koshare

Nga: D.RR Më: 25 prill 2019 Në ora: 08:16
Nasim Haradinaj dhe Fisnik Ismaili

Ish komandanti i Koshares, Nasim Haradinaj, mbrëmë në një intervistë ku ka folur më detajisht për betejën e Koshares, ka akuzuar babin e Fisnik Ismaili, Muharrem Ismailin, se ka qenë bashkëpunëtor i kasapit Sllobodan Millosheviq, shkruan “Bota sot”.

Haradinaj publikisht ka thënë se po ta dinte që Fisniku është djali i tij, nuk do ta kishte lejuar kurrë që t’i bashkohej Koshares.

“Me pa ditë që ai është mik i shpisë së Millosheviqit, njëjtë si Rrahman Morina, as mu ngjit përpjetë në Koshare s’kishë guxu”, ka thënë Nasim Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat