Reagon kryeministri Haradinaj pasi serbët ia ndalën këshilltarin në kufi

Aktuale

Reagon kryeministri Haradinaj pasi serbët ia ndalën këshilltarin në kufi

Nga: D.RR Më: 25 prill 2019 Në ora: 14:01
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndalimit të këshilltarit të tij, Srdjan Jovanovic nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës serbe, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se këto ndalime janë shenja agresioni karshi qytetarëve të Kosovës.

Shefi i qeverisë së Kosovës i bën thirrje Brukselit zyrtarë që të reflektojë ndaj sjelljeve të Serbisë.

Postimi i plotë:

Shpreh shqetësimin për ndalimin e këshilltarit tim Srdjan Jovanovic nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës serbe. Ky ndalim, që nuk është i pari i kësaj natyre, edhe njëherë dëshmon qartë se metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe, janë një shenjë agresioni, karshi qytetarëve të Kosovës.
Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Brukselit zyrtar që të reflektojnë dhe adresojnë, sjelljen e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës.
Ky agresion, nuk i ndihmon normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve tona.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat