Gjendja e tmerrshme në kampet e ISIS, dy gra dyshohet se u prekën nga malaria

Aktuale

Gjendja e tmerrshme në kampet e ISIS, dy gra dyshohet se u prekën nga malaria

Më: 25 prill 2019 Në ora: 14:06
Grate e kthyera nga Siria

Dy nga 30 gratë e kthyera nga Siria për në Kosovë gjatë ditës së premte që e lamë pas, gjenden në QKUK duke u trajtuar.  Ato nuk kanë mundur që të marrin pjesë në seancat dëgjimore që po mbahen në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamentin për Krime të rënda. Këto gra janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës si dhe po dyshohet se janë prekur nga sëmundja e malarias.

Express, mëson se këto dy gra që nga dita e hënë janë duke u trajtuar  në Infektivëqn e QKUK’së.

Mirëpo, detaje për gjendjen e tyre shëndetësore nuk kanë dhënë , asnjëri nga zyrtarët e QKUK’së. Mësohet se analizat për të njëjtat janë bërë dhe se rezultatet për to ende nuk janë bërë publike.

Infeksioni Malaria me të cilin po dyshohet se këto gra kanë ardhur nga Siria  është një infeksion i shkaktuar nga parazitë njëqelizorë, të cilët hyjnë në gjak nëpërmjet ngacmimit nga mushkonja e malaries. Këto parazitë mund të shfaqen në pesë specie të ndryshme. Një pjesë e këtyre parazitëve kalojnë kohë në trupin e njeriut të infektuar e disa të tjerë në trupin e mushkonjës së malaries. Në trupi i njeriut ato përqendrohen në mëlçi dhe tek rruazat e kuqe të gjakut.

Dëmtimet që sjell kjo sëmundje janë vdekjeprurëse.

Malaria vazhdon të prekë vendet e varfra, duke shkaktuar çdo vit vdekjen e 1 milionë vetave.

E këto dy të riatdhesuara, identiteti i të cilave ende nuk dihet, kanë munguar edhe në seanca dëgjimore që u mbajtën gjatë dy ditëve të kaluara në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat