Anulohet konkursi për emërimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Aktuale

Anulohet konkursi për emërimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Më: 25 prill 2019 Në ora: 16:15
Foto nga takimi

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e radhës ku është vendosur që të anulohet konkursi për emërimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, kurse, ka autorizuar Komisionin për Çështje Normative që në afat sa më të shpejtë të hartojë rregulloren për emërimin e kryeprokurorëve bazuar në ndryshimet ligjore dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli po ashtu ka caktuar prokurorin Afrim Shefkiu, ushtrues të detyrës së kryeprokurorit të PRSK-së.

Kryesuesi Bahri Hyseni ka thënë në fillim të takimit se Këshillin Prokurorial të Kosovës e presin procese të rëndësishme, realizimi i të cilave kërkon dinamikë të shtuar, të cilat do të zbatohen me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, me qëllim të fuqizimit dhe avancimit të përgjithshëm të sistemit prokurorial. 

Këshilli ka miratuar edhe shpalljet për avancim të dy pozitave për prokurorë në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të një pozite për prokurorë në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat