Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se ka vizituar vendlindjen e veprimtarit të hershëm, Fadil Vata, përcjell “Bota sot”
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka shkruar se, vitet po kalojnë, por kujtimi për heronjt e lirisë mbetet gjithmonë i freskët në mendjet dhe zemrat tona.
Postimi i plotë:
Sot ishim në vendlindjen e tij për të nderuar Fadil Vatën, veprimtarin e hershëm të lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës. Vitet po kalojnë, por kujtimi për heronjt e lirisë mbetet gjithmonë i freskët në mendjet dhe zemrat tona.