Blerand Stavileci paditë Albin Kurtin për shpifje /Dokument

Aktuale

Blerand Stavileci paditë Albin Kurtin për shpifje /Dokument

Më: 25 prill 2019 Në ora: 17:14
Blerand Stavileci

Blerand Stavileci, Shefi i Kabinetit të Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka paditur kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti për shpifjet që ky i fundit ka bërë ditëve të fundit për ish-ministrin Stavileci.

Ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e ka konfirmuar padinë për shpifjet e Albin Kurtit nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook.

Stavileci e ka quajtur Kurtin shpifarak, për çka tha se do të japë llogari në Gjykatë.

“Shpifarak, ja ku e ke padinë! S’të mjaftuan dështimet në shumësinë e roleve tua si mohues i shtetit tënd, prishës i rendit, qetësisë dhe sigurisë, gurhedhës, gazhedhës, mollotovhedhës, zollahedhës, sulmues i policëve, indoktrinues e sektaxhi i rrezikshëm, parashpëlarës, përçarës, nxitës i vëllavrasjeve dhe vetëvrasjeve, regjisor i orgjive seksuale, kështu që tash ke marrë një rol të ri, atë të shpifarakut. Të uroj sukses edhe në këtë mision të dështuar! Para se të njoftohesh me padinë, kuptoje nocionin nga i cili të rrjedhë ajo! SHPIFJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET. Fjalë të rreme, trillime, gjëra të paqena që thuhen me qëllim për të përlyer nderin a emrin e mirë të dikujt, për t’i ngarkuar një faj që nuk e ka bërë, për të njollosur diçka ose për synime të tjera të pandershme; përhapja e fjalëve a e trillimeve të tilla”, ka shkruar Stavileci në faqen e tij në Facebook ku e ka publikuar edhe padinë ndaj Kurtit.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat