Jakup Krasniqit i vjen një reagim i ashpër: Më vështirë me ju largu juve nga skena politike sesa regjimin e Millosheviqit

Aktuale

Jakup Krasniqit i vjen një reagim i ashpër: Më vështirë me ju largu juve nga skena politike sesa regjimin e Millosheviqit

Nga: N.Sh Më: 25 prill 2019 Në ora: 18:26
Jakup Krasniqi

Sot në media ka qarkulluar një portret i komandantin legjendar Adem Jashari, ku shkrimi “Bac u kry”, është zëvendësuar me “Bac ja shkela”.

Ndaj autorit të këtij portreti kishte reaguar Kryetari i Këshillit Drejtues të NISMA-s Socialdemokate, Jakup Krasniqi.

Ish-kreu i Kuvendit është mllefosur me këtë shkrim, dhe me anë të një reagimi ka bërë thirrje që personalitetet kombëtare të së djeshmes e kemi për detyrë t’i nderojmë.

“Të gjallët, të rinj apo të vjetër, në çdo kohë e kanë për obligim t’i nderojnë personalitetet kombëtare të së djeshmes, e sidomos kjo duhet të vlen për Adem Legjendarin”.

Krasniqi ka shtuar se komandanti legjendar, Adem Jashari, nuk mund të bëhet i përdorshëm për teket e dikujt në gjëra që na i humbin shpresat.

“ADEM LEGJENDARI nuk mund të bëhet i përdorshëm për teket e marifetet e askujt në ditët e sotshme. E sidomos nuk guxon të përdorët Portreti i tij për çështje të tilla pa shprese e zhgënjimi”, ka thënë ndër tjera Krasniqi.

Por, edhe ndaj Jakup Krasniqit i erdhi një reagim nga një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Baki Azemi i cili ka marrë pjesë në Koshare, ka reaguar ndaj Krasniqit duke i thënë se, më vështirë është me i largu këta politikanë nga skena politike sesa regjimin e Millosheviqit.

Azemi tutje thotë se kjo skenë politike ka arritur që të ndanë popullin.

Ja postimi i plotë:

Po, por atëherë ka pas një pikë shpresë se do çlirohemi dhe do e hjekim qafesh armikun, por tash ajo shpresë êshtë shuar për 20 vite me radhē nga vetë ju klasa politike. Shpresa tek qytetarët është venitur dhe nuk mendon askush të luftoj me Ju, sikur kishim mendjen të lufojmë me sërbin.

Pra, më e vështirë është t'ju largojmë juve nga skena politike, sa sa ishte ta largojmë Regjimin e Millosheviçit, për faktin se atë botë 99 % e popullit ishin me një vijë e me një gojë kundër atij regjim, ndërsa tani, Ju keni arrit ti ndani popullin pikë e pesë, duke ju dhanë disave benefite e punë të mira, disa i keni futë në grazhdin tuaj të pasurisë,e të tjerët që po ikun kanë mbetë në mëshirê të Zotit dhe ja mësyjnë edhe Gurbetit, pas plot 20 vitesh nga përfundimi i luftës!

Kjo është Kosova që e krijuat Ju!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat