Ambasadori O’Connell ka një kërkesë për Qeverinë e Kosovës - Bota Sot
Ambasadori O’Connell ka një kërkesë për Qeverinë e Kosovës

Aktuale

Ambasadori O’Connell ka një kërkesë për Qeverinë e Kosovës

Nga: A.ZH Më: 25 prill 2019 Në ora: 18:58
Ambasadori i Kosovës Ruari O’Connell

Ambasadori i Kosovës Ruari O’Connell, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që nesër të aprovojë draft-vendimin për Komisionin Përzgjedhës për dy pozitat e anëtarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, në formatin e propozuar.

Ai ka thënë se nëse Qeveria bën këtë gjë, procesi do të jetë transparent dhe meritor.

Kjo është hera e parë që përzgjedhja e anëtarëve të OSHP bëhet përmes konkursit të hapur.

Reagimi i plotë i O’Connell:

Konkursi për dy anëtarë të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP) është i hapur deri më 30 Prill 2019, dhe do të mbështetet nga Projekti i Rekrutimit të Ambasadës Britanike. Kjo është hera e parë që përzgjedhja e anëtarëve të OSHP bëhet përmes konkursit të hapur. Nëse nesër Qeveria aprovon draft-vendimin për Komisionin Përzgjedhës për këto pozita në formatin e propozuar, procesi do të jetë transparent dhe meritor. Për të patur rrezultat të mirë, nevojiten kandidatë profesional dhe të ndershëm.

Apliko: https://kosovajob.com/jobs?id=1740

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...