Sot u bë shkelje e ligjit, KQZ i certifikojë kandidatët e Listës Serbe pa i votuar fare

Aktuale

Sot u bë shkelje e ligjit, KQZ i certifikojë kandidatët e Listës Serbe pa i votuar fare

Më: 25 prill 2019 Në ora: 19:09
Adnan Rrustemi

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk është pajtuar me vendimin e KQZ-së për mos certifikim të kandidatëve të Listës Serbe për kryetar të katër komunave veriore të vendit, andaj edhe e ka anuluar.

Anëtari i Komisionit nga KQZ, Adnan Rrustemi thotë se nuk pajtohet aspak me përmbajtjen e vendimit të PZAP.

“Unë natyrisht që nuk pajtohem me përmbajtjen e vendimit të PZAP-it, unë mendoj që PZAP është dashur të marrë në konsideratë aktet e dorëheqjeve të këtyre tre kandidatëve të cilët e kishin konsideru Kosovën pjesë të Serbisë dhe Kosovës iu kishin referu si Kosova e Metohija dhe në bazë të këtyre është dashur që t’iu refuzohet ankesa dhe rrjedhimisht të mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së”, ka thënë ai në një prononcim.

Sipas tij, sot në mbledhjen e KQZ-së është shkelë ligji për zgjedhje në kuptimin procedural.

“Megjithatë sot në mbledhjen e KQZ-së u shkel ligji për zgjedhje në kuptimin procedural sepse vendimi i PZAP-së është vetëm vendimi i instancës së parë dhe ashtu si e parasheh edhe vetë vendimi i PZAP në fund të vendimit te këshillat juridike ndaj vendimit të PZAP-së mund të apelohet brenda 24 orëve në Gjykatën Supreme. Ndërkohë KQZ sot të vetmin vendim që ka mund ta marrë ka qenë të vendos si institucion ta apelojë vendimin e PZAP në Gjykatën Supreme ose të presë 24 orëve që palët të konsideron që ju cenohet të drejat themelore të ankohen në Gjykatën Supreme”, ka thënë tutje ai.

“Vetëm pas përfundimit të këtij afati nëse ka ankesa, mund të marrë vendim për certifikim të kandidatëve të Listës Serbe. Ndërkohë që shkelja ndodhi sepse KQZ sot për herë të parë në historinë e institucionit i konsiderojë të certifikuar kandidatët e Listës Serbe pa i votuar fare. Në mos të ligjit për Zgjedhje neni 122 PZAP mund ta udhëzojë KQZ ta rishqyrtojë vendimin dhe kjo nënkupton që KQZ duhet sërish të marrë vendim duke e përmisuar vendimin paraprak, por ajo që ndodhi sot nuk ishte vendim marrje por thjeshtë certifikim me automatizëm. Kjo është shkelje e rëndë nga ana e KQZ-së. Në ndërohë që vendimi i PZAP mund të apelohet në Gjykatën Supreme deri nesër në orën 16.00”, ka thënë tutje ai.

Rrustemi konsideron se pas vendimit të PZAP janë krijuar dy materie për tu adresuar ligjërisht.

“Duke qenë se sot ndodhi një shkelje e radhës, KQZ nuk mund ta konsiderojë të certifikuar një subjekt dhe kandidatët e saj të pavotuar dhe një gjë e tillë ndodhi me Listën Serbe është hera e parë në historinë e procesit zgjedhor në Kosovë. Janë krijuar dy materie për tu adresuar ligjërisht, nesër do të njoftojmë se cfarë do të bëjmë me këtë vendim, sepse ka material edhe për të apeluar vendimin e PZAP-it edhe në Gjykatën Supreme por ka metrial për ta apeluar vendimin apo konstatimin mbi certifikimin e kandidatëve serbëve, e që në fakt nuk ka pas certifikim se nuk ka pasur as votim”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat