Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka deklaruar së fundmi se ai pin 50 kafe gjatë një dite. Madje, në një video të publikuar, ai shihet duke nisur mëngjesin me 10 kafe.
E Petrit Zogaj nga shoqëria civile ka reaguar për këtë, duke e quajtur deputetin e AAK-së “frymor”.
Zogaj ka thënë se shqetësohet për njerëzit që e kanë votuar Berishën si deputet, përcjell Bota sot.
“Nuk shqetësohem për këtë frymor, anipse i menaxhon taksat tona, por brengosem për njerëzit që e kanë votuar këtë, pra mendimi e besimi i tyre që kanë vendos me ja rrumbullaksu emrin në fletëvotim”, ka shkruar në një postim në Facebook Petrit Zogaj./BS