Murati: Politikanët e kanë marrë si shaka letrën e presidentit Trump dërguar Kosovës

Aktuale

Murati: Politikanët e kanë marrë si shaka letrën e presidentit Trump dërguar Kosovës

Më: 25 prill 2019 Në ora: 20:33
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka thënë se letra e dërguar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump nuk duhet të merret si joserioze nga politikanët kosovarë.

Murati ka thënë se letra e dërgua nga Presidenti i SHBA’së, Donald Trump po merret si shaka nga politikanët e Kosovës, madje po shihet si joserioze.

“Ne nuk duhet ta marrim me shaka letrën e Trump-it. Është hera e parë që një president i shkruan letër dy shteteve. Me mbet Kosova kështu siç është, dhe më keq me një asociacion me kompetenca ekzekutive, kjo është shpërbërja e shtetit të Kosovës. Unë e thash alternativën dhe sigurisht nuk ka zgjidhje pa marrëveshje”, ka thënë kryetari i LB-së, Valon Murati.

Sipas tij, ky dialog është i pa alternativë dhe se pengesa siç është taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe e boshnjake, do të jetë shtysë që dialogu të rifillojë në një format tjetër.

“Bisedimet Kosovë-Serbi nuk kanë për të përfunduar menjëherë. Mendoj që dialogu është i pa alternativë dhe shumë prej këtyre pengesave, qoftë edhe taksa, do të jenë shtysa që dialogu të rifillojë ndoshta edhe në një format tjetër”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat