Blerim Latifi akuzon protagonistët që po fyhen për Kosharen: Po njollosin kujtimin e 114 burrave

Aktuale

Blerim Latifi akuzon protagonistët që po fyhen për Kosharen: Po njollosin kujtimin e 114 burrave

Nga: N.Sh Më: 25 prill 2019 Në ora: 22:40
Blerim Latifi

Filozofi dhe këshilltari i kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Blerim Latifi e ka komentuar debatin e fundit që po zhvillohet në media për Betejën e Koshares.

Latifi, i cili ishte ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, snajperit në luftën e Koshares, përmes një postimi në Facebook, shprehet se, Serbia ka bërë një dokumentar për Kosovën, ndërsa ne po fyhemi me njëri tjetrin në studio televizive dhe portale.

Sipas tij, kështu po njolloset kujtimi i 114 burrave që kanë rë gjatë betejës së Koshares.

Profesori shprehet se, edhe pas 20 viteve nga përfundimi i luftës, Kosova ende nuk është në gjendje me bë një dokumentar me vlera apo një libër për luftën, të cilën ndonjë studiues i huaj do ta merrte seriozisht.

Lexojeni postimin e plotë:

Serbët kanë bërë për Kosharën një dokumentar të cilësisë së lartë mediale. Kuptohet për qëllimet e propagandës së tyre. E ne, çfarë kemi bërë?

Ne për Kosharën vazhdojmë të shahemi e fyhemi me njëri tjetrin nëpër studio televizive e portale, duke njollosur kështu kujtimin e 114 burrave që ranë aty.

Po bëhen 20 vite nga përfundimi i luftës dhe ende nuk kemi qenë në gjendje të bëjmë një dokumentar me vlera apo një libër për luftën, të cilin ndonjë studiues i huaj do ta merrte seriozisht. Pastaj ankohemi se Serbia po përpiqet të ndryshoj të vërtetat për luftën e Kosovës! Dhe, nuk na vjen marre të pohojmë se kemi dhjetëra universitete në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat