Pacolli: Kemi ftuar në protestë edhe deputetët e partive tjera që duan ç’kapje të drejtësisë - Bota Sot
Pacolli: Kemi ftuar në protestë edhe deputetët e partive tjera që duan ç’kapje të drejtësisë

Aktuale

Pacolli: Kemi ftuar në protestë edhe deputetët e partive tjera që duan ç’kapje të drejtësisë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 00:52
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi, ka thënë se presin që protestës t’i bashkohen edhe shoqëria civile dhe deputetët e partive tjera.

Pacolli-Dalipi në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se “kemi një Prokuror të Shtetit që nuk po ndërhynë për të dënuar rastet e korrupsionit”.

“Korrupsioni asnjëherë nuk ka qenë më transparentë se tani. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë përhapur aq shumë në Kosovë saqë tashmë edhe në raportet ndërkombëtare, në raportet e BE-së dhe në rezultat e Parlamentit Evropian Kosova dokumentohet si shtet i kapur”.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se “ne kemi parë të gjitha ato që po ndodhin ndërsa kryeprokurori Aleksander Lumezi po hesht”.

“Pra jemi nesër [e premte] në protestë kundër Lumnezit në mënyrë që të vëmë rregull në këtë shtet dhe të protestojmë kundër një sistemi të drejtësisë që është kapur nga partitë politike, Presidenti, Kryeministri etj”.

Pacolli-Dalipi ka thënë se presin që protestën ta mbështesin edhe shoqëria civile, pasi sipas saj “kjo është një protestë për Kosovën e jo për partitë politike”, tha ajo.

Ajo ka thënë se protesta do të fillojë 5 minuta para orës 12:00 në rrugën “Luan Haradinaj” ku gjenden edhe zyrat e Prokurorisë së Shtetit.

“Ne kemi ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e protestës, po ashtu edhe deputetët e anëtarët e partive tjera që janë për një sistem të drejtësisë të pa korruptuar dhe të ç ‘kapur nga Presidenti dhe Kryeministri”.

Deputetja opozitare ka thënë se protesta do të zhvillohet vetëm para Prokurorisë dhe nuk do të shpërndahet në qytet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...