Lekaj: Opozita po bën zhurmë, nuk ka zgjedhje këtë vit

Aktuale

Lekaj: Opozita po bën zhurmë, nuk ka zgjedhje këtë vit

Më: 26 prill 2019 Në ora: 07:37
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, njëherësh edhe nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj, nuk beson se do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit.

Në këtë intervistë dhënë për “Epoka e re”, ai ka thënë se nuk sheh asnjë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Madje Lekaj ka thënë se kjo qeveri mandatin e saj kushtetues do ta çojë deri në fund, duke theksuar se Kosova ka një opozitë të dobët e cila më tepër po bën zhurmë dhe nuk po i argumenton kritikat ndaj qeverisë.

Nënkryetari i AAK-së ka thënë se kjo parti asnjëherë nuk do t’i provokojë zgjedhjet e reja, ani pse ato i konvenojnë.

“Asnjëherë nuk na ka shkuar ndërmend që të shkojmë në zgjedhje dhe ta prishim kontratën, ani pse AAK-ja ka një rritje 100 për qind në elektorat. Do të jemi seriozë deri në fund dhe do ta respektojmë marrëveshjen”, është shprehur Lekaj.

Ai ka mohuar se ka ftohje të raporteve mes kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lekaj, i cili së fundi i ka pritur në konakun e tij të dy liderët e koalicionit, ka thënë se raportet e kryeparlamentarit dhe kryeministrit janë të shkëlqyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat