Haradinaj: Nëse Serbia vazhdon me ndalimin e zyrtarëve të Qeverisë, edhe ne dimë t’i ndalim

Aktuale

Haradinaj: Nëse Serbia vazhdon me ndalimin e zyrtarëve të Qeverisë, edhe ne dimë t’i ndalim

Më: 26 prill 2019 Në ora: 09:21
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se qeveria e Kosovës i ka qëndrimet e saj dhe se nuk ka ndonjë ndryshim të këtyre qëndrimeve, sa i përket samitit që do të mbahet në Berlin.

"Samiti i Berlinit është një takim multilateral, mendoj që qëndrimet që i ka mbajtur qeveria e Kosovës në vazhdimësi janë të Kosovës. Kam shpresë po ashtu se nuk do të kemi shpërputhje por nuk ka ndonjë ndryshim në ato qëndrime. Do të kemi kohë të bisedojmë dhe të harmonizohemi, por nuk kam qëndrime të tjera", tha ai.

I pyetur për deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë Philip Kosnett, i cili porositi qytetarët që të ngrisin zërin ndaj zyrtarëve që pasurohen në kurriz të buxhetit të shtetit, Haradinaj i konsideron pozitive këshillat e ambasadorit.

Megjithatë, ai thotë se protesta në rrugë nuk është zgjidhje, ndërsa e quan presion protestën e thirrur nga Vetëvendosje para Prokurorisë së Shtetit.

"Qëndrimet e ambasadorit të Amerikës që Kosova të ballafaqohet me të metat e saj, janë ndihmesë për Kosovën, shkojnë në drejtim të një shoqërie me aktive dhe besoj që është në rregull. Nëse i flet qytetarëve protestë nuk është vetëm dalja në rrugë. Ekziston rreziku kur një parti politike proteston kundër kryeprokurorit, është ndërhyrje në sistemin gjyqësor. Unë i kam bërë thirrje VV që janë parti dhe ti shterojnë krejt instrumentet tjera, para se të dalin në protestë ka mënyra të tjera, diskutime. Protesta para prokurorisë është presion ndaj prokurorisë. Nuk e shoh si ndihmesë. Sovraniteti i gjyqësorit ka filluar vetëm para 10 muajve, kur ka përfunduar mandati i EULEX-it, vetëm 10 muaj janë të Kosovës, vetëm 10 muaj ka Kosova”, tha kryeministri.

Haradinaj është pyetur edhe për masat që do të ndërmarrë shteti i Kosovës ndaj ndalimit të zyrtarëve të Qeverisë nga komuniteti serb të cilët po ndalohen nga Policia serbe.

Tha se nëse vazhdojnë me këtë praktikë, ‘ Edhe në dimë ti ndalim’

“Sa i përket masave që do të ndërmerren nëse vazhdon që Serbia të ndal zyrtarët e Kosovës, tha se nuk do të heshtin karshi këtyre veprimeve. "Për masat, nuk po paragjykoj çfarë masa, por nuk mund të heshtim kur zyrtarët tanë keqtrajtohen. Nëse vazhdojnë me këtë praktikë edhe ne dimë ti ndalim", tha ai.

Haradinaj: Shpresoj se nuk do të kemi shpërputhje me Thaçin në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pak ditë para samitit që do të mbahet në Berlin, ka bërë të ditur se shpreson se aty do të shkojnë me qëndrime të njejta ai dhe presidenti Hashim Thaçi.

Këto deklarime, Haradinaj i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, duke thënë se mendon që qëndrimet që deri tani i ka dhënë Qeveria janë të krejt Kosovës jo vetëm të kryetarit të Qeverisë.

“Samiti i Berlinit nuk është takim bilateral, edhe pjesa e parë edhe pjesa e dytë, mendoj që qëndrimet që i ka mbajt Qeveria janë të Kosovës jo vetëm të kryetarit të Qeverisë, kam shpresë se nuk do të kemi shpërputhje me presidentin”, shtoi ai.

Mirëpo, kryeministri po thotë se ende nuk kanë biseduar me presidentin Hashim Thaçi për qëndrimet e Kosovës në samitin e Berlinit.

“Ne do ta kemi kohën që të bisedojmë me presidentin para ngjarjeve me siguri që do të harmonizohemi po unë nuk kam qëndrime tjera ato që i kam thënë i mbajë”, tha ai.

Paralajmëron Haradinaj para protestës: Ekziston një rrezik nga Vetëvendosje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ekziston një rrezik nga protesta e sotme e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër Prokurorisë së Shtetit dhe Kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë të premten, Haradinaj ka deklaruar se protesta e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Lumezit do të thotë ndërhyrje në gjyqësor.

“Ekziston një rrezik kur një parti politike proteston kundër një prokurori. Kjo mund të kalojë në dimensione tjera, gati ndërhyrje ose presion në gjyqësor”, ka deklaruar Haradinaj.

“Unë i kam bërë thirrje dje Lëvizjes Vetëvendosje që janë parti parlamentare dhe që duhet t’i shterojnë mjetet e tjera për të kundërshtuar Prokurorinë e Shtetit”.

Learn more

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë kundër Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, të premten me fillim nga ora 12:00.

Haradinaj në konferencë pas mbledhjes së Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës. Pas kësaj mbledhje kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat