Blerand Stavileci i quan qyqarë Albini dhe Glaukun

Aktuale

Blerand Stavileci i quan qyqarë Albini dhe Glaukun

Nga: A.SH Më: 26 prill 2019 Në ora: 10:10
Blerand Stavlieci

Nënkryetari i PDK-së, Blerand Stavileci, i ka quajtur qyqarë Albin Kuritn dhe Galuk Konjufcën, duke mos pasur guximin të marrin përgjegjësi, duke bërë denoncime për deklarime kinse të rrejshme kundër Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit.

Sipas tij kjo është frikë e tyre apo presion mbi sistemin tonë të drejtësisë në momentet e vendimit të gjykatës për kriminelët e Syrit të Popullit?

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se, Sadri Ramabaja është puro Vetëvendosje!, duke thënë poashtu se është burri i hallës së Glaukut. Është vetë Syri i Popullit!

Postimi i plotë:

Qyqarët!
Nuk kanë guximin të marrin përgjegjësi. Albini dhe Glauku bëjnë denoncim për deklarim kinse të rrejshëm të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në prokurori pas disa muajsh.
Shumë interesant! Është kjo frikë e tyre apo presion mbi sistemin tonë të drejtësisë në momentet e vendimit të gjykatës për kriminelët e Syrit të Popullit?! Të dyjat. Sadri Ramabaja është puro Vetëvendosje! Ai është burri i hallës së Glaukut! Është vetë Syri i Popullit! Ndërkaq, udhëheqësit e vërtetë të tyre janë qyqarë dhe ikës për vete si gjithmonë, si në luftë ashtu edhe në paqe, janë pikërisht këta dy krerët e Vetëvendosjes.
Mbajeni veten djema!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat