Haradinaj: Shpresoj se nuk do të kemi shpërputhje me Thaçin në Berlin

Aktuale

Haradinaj: Shpresoj se nuk do të kemi shpërputhje me Thaçin në Berlin

Më: 26 prill 2019 Në ora: 10:17
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pak ditë para samitit që do të mbahet në Berlin, ka bërë të ditur se shpreson se aty do të shkojnë me qëndrime të njejta ai dhe presidenti Hashim Thaçi.

Këto deklarime, Haradinaj i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, duke thënë se mendon që qëndrimet që deri tani i ka dhënë Qeveria janë të krejt Kosovës jo vetëm të kryetarit të Qeverisë.

“Samiti i Berlinit nuk është takim bilateral, edhe pjesa e parë edhe pjesa e dytë, mendoj që qëndrimet që i ka mbajt Qeveria janë të Kosovës jo vetëm të kryetarit të Qeverisë, kam shpresë se nuk do të kemi shpërputhje me presidentin”, shtoi ai.

Mirëpo, kryeministri po thotë se ende nuk kanë biseduar me presidentin Hashim Thaçi për qëndrimet e Kosovës në samitin e Berlinit.

“Ne do ta kemi kohën që të bisedojmë me presidentin para ngjarjeve me siguri që do të harmonizohemi po unë nuk kam qëndrime tjera ato që i kam thënë i mbajë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat