Abazi: Deklarata e Haradinjat për protestën, tentim me godit Ambasadorin Amerikan

Aktuale

Abazi: Deklarata e Haradinjat për protestën, tentim me godit Ambasadorin Amerikan

Nga: A.M. Më: 26 prill 2019 Në ora: 11:19
Haki Abazi

Analisti politik, Haki Abazi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, gjatë konferencës së sotme për media.

Ai përmes një postimi në Facebook,ka shkruar se “tentimi për të amnistuar gjyqësinë dhe prokurorinë është hidhëruese ndërsa tentimin për të karakterizuar protestën si ndërhyrje është tentim me godit Ambasadorin Amerikan”

Postimi i plotë:

Kryeminsitri Haradinaj po vazhdon me irritu popullaten me konferenca per shtyp te pamenduara mire dhe me analiza qe nuk perkasin me realitetin, njejte sikur i ashtuquajturi President dikur. Gjyqesia ne Kosove nuk eshte e re. Ka kuadra qe kane diplomuar qe nga 1974, dhe ka njs sitem gjyqesore qe nuk eshte 10 muaj por shume me te vjeter dhe te financuar me qindra miliona euro nga BE dhe SHBA. Tentimi per te amnistuar gjyqesine dhe prokurorine eshte hidheruese ndersa tentimin per te karakterizuar protesten si nderhyrje eshte tentim me godit Ambasadorin Amerikan ashtu siq Thaci luante k... dikur. Gabim i madh!

Kryeminstrit Haradianjaj duhet kujtuar prokurorin e Blakaj dhe kidnapimine qytetareve paras syve te sistemit qe eshte kalbur nga mbrenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat