Përfundon protesta kundër Lumezit, flet Albin Kurti: Ja çka paralajmëron

Aktuale

Përfundon protesta kundër Lumezit, flet Albin Kurti: Ja çka paralajmëron

Më: 26 prill 2019 Në ora: 11:34

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje ka protestuar para Prokurorisë së Shtetit, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të saj, Aleksandër Lumezi.

Sipas drejtuesve të VV-së  shteti  asnjëherë nuk ka qenë më i kapur sesa sot, për arsye të sistemit të dështuar të drejtësisë.

Për këto arsye, kjo parti formalisht ‘ngriti katër aktakuza’ ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ministrit Pal Lekaj dhe vet kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi. Të gjithë këta, sipas VV-së kanë bërë vepra penale.

Lideri i partisë, Albin Kurti tha se kjo ka qenë protestë që do t’i paraprijë protestës së madhe, siç konsideron ai kundër PAN Hajnisë.

Kurti: Ne do të vazhdojmë me tubime, drejt protestave të mëdha në sheshin “Skenderbeu”, kundër PAN hajnisë

“Ne do të vazhdojmë me tubime, drejt protestave të mëdha në sheshin ‘Skenderbeu’,  kundër PAN hajnisë. Kjo ka qenë një protestë e ndërmjetme kundër heshtjes dhe frikës së kryeprokurorit të shtetit”, tha Kurti.

Në mesin e qindra njerëzve, thirrjeve dhe pankartave në duar kundër kryeprokurorit dhe sistemit të drejtësisë, shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, u shpreh se kjo protestë është zemërim i padrejtësisë që është duke u zhvilluar në Kosovë  dhe se kjo do të jetë revoltë e padrejtësive që po bëhen vazhdimisht.

Ai u shpreh se janë bërë bashkë për të shpallur një aktakuzë kolektive ndaj sistemit, siç thotë ai të dështuar të drejtësisë.

Konjufca: Jemi bërë bashkë këtu për me e shpall një aktakuzë

“Jemi mbledhur këtu bashkë si qytetarë të Republikës të revoltuar prej padrejtësisë. Të zemëruar nga hajnia dhe korrupsioni  që po na fundos. Sot jemi bërë bashkë këtu për me e shpall një aktakuzë. Kjo është aktakuza kolektive e popullit të Kosovës ndaj sistemit tonë të dështuar të drejtësisë. Të pandehurit janë pushtetarët e korruptuar dhe prokurorët e shitur. Kurse emri i krimit është amnistia e keqbërësve nga prokuroria e shtetit...nëse një hajn ka vjedhur me katër zero i rriten gjasat për liri. Nëse ka vjedhur me pesë zero fle zbathur. E nëse ka vjedhur me gjashtë zero garant e keni në qeverinë e Kosovës”, u shpreh Konjufca.

Për deputeten tjetër Albulena Haxhiu kjo protestë është dëshmi që me hajna nuk do të ketë shtet dhe se për këtë arsye ato do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore.

Haxhiu kërkoi që të largohen gjithë prokurorët që, ajo i cilësoi si të emëruar politikisht dhe të filloi hetimi ndaj gjitha vendimeve, që ajo i konsideron skandale korruptive. 

Haxhiu: Protestat tona do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore

“Protestat tona do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore. Por ama, prokuroria duhet të veprojë dhe duhet të punojë. Të dashur qytetarë së pari duhet të largohen të gjithë ata prokurorë që janë emëruar politikisht dhe që punojnë ashtu siç kërkon pushteti. Dhe e dyta, urgjentisht duhet të fillojë  hetimi i skandaleve korruptive të kësaj qeverie dhe duhet të filloj hetimi i pasurisë së paligjshme dhe të pajustifikueshme të politikanëve të korruptuar...ne nuk do të ishim këtu nëse prokuroria do të vepronte karshi PAN hajnisë. Prandaj ne jemi këtu sepse po të kishte sistem të drejtësisë, PAN hajnia asnjë ditë të vetme nuk do të mundte të qëndronte në pushtet. Për shkak të mendësisë kriminale sikur PAN hajnia, qytetarët kanë mbetur pa punë, pa drejtësi, pa arsim, pa zhvillim, pa mirëqenie dhe e vetmja shpresë për ta është që të marrin rrugën për pasur një jetë më të mirë. Atë jetë që i ka vjedhur P AN Jajnia...Kosova dhe qytetarët nuk meritojnë prokurorë frikacak”, tha deputetja Haxhiu.

Të ashpër në fjalimi ishin disa studentë, të cilët formalisht bën kallëzime penale ndaj presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kryeprokurorit Aleksandër Lumezi dhe ministrit Pal Lekaj.

Të gjithë këta, sipas tyre, kanë vepra penale dhe duhet të dënohen sipas ligjit në fuqi.

Studentët: Të pandehurit të dënohet sipas ligjit

“Prokuroria ka prova dhe materiale të cilat  konstatojnë qartë se i pandehuri, Hashim Thaçi ka bërë një sërë veprash penale të sanksionuara me kod penal në momentin e kontraktimit të 1 milion 248 mijë dollar dhe për mbushje të deri tanishme të detyrimit monetar prej 832 mijë dollar. 32 propozoj që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.25:25 i pandehuri Kadri Veseli thekson ta qova një sms atë që e kam dhe biseduam. Le të ecë ai djali më mirë. Ngom mu që t’i ke me thanë mirë e ka pasur, a e kupton...27:09 i pandehuri Kadri Veseli të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. 23:47 i pandehuri Pal Lekaj të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit me kthimin e shpenzimit të kundërligjshëm të parasë publike ose me konfiskimin e pasurisë së tij e cila do të ishte ekuivalent me vlerën e shpenzimit të kundërligjshëm të parasë publike. 37:54 Propozoj që Aleksandër Lumezi të shpallet fajtor e t ë dënohet në ligjin në fuqi”, thanë ata.

Në zërin e muzikës, për dallim nga e kaluara protesta e VV-së përfundoi në mënyrë të qetë.

***

Ka përfunduar e qetë protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje para Kryeprokurorit të Shtetit.

Lëvizja Vetëvendosje ka protestuar para Kryeprokurorisë së Shtetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi, pasi sipas tyre shteti i Kosovës asnjëherë nuk ka qenë më i kapur sesa sot.

Zyrtarë të kësaj partie gjatë protestës janë shprehur se Lumezi  u frikësohet krerëve të institucioneve, përkundër se siç thonë, nuk ka pasur më shumë ministra të korruptuar.

Deputetja Albulena Haxhiu, tha se kjo protestë është dëshmi që me hajdutë nuk do të ketë shtet dhe se për këtë arsye ato do të vazhdojnë.

 “Duhet të largohen gjithë ata prokurorë që janë emëruar politikisht. Koha e PANhajnisë ka perënduar. Kosova nuk meriton prokurorë frikacak”, tha ajo.

Ndërsa disa studentë formalisht bënë kallëzim penal ndaj ministrit Pal Lekaj, kryeparlamentarit Kadri Veseli, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeprokurit të Shtetit, Aleksandër Lumezi që sipas tyre kanë bërë vepra të kundërligjshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, tha se kjo protestë është zemërim i padrejtësisë që është duke u zhvilluar “ Sot jemi bërë bashkë për të shpallur një aktakuzë për të gjithë këta”, tha ai

***

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur në protestën e organizuar nga partia e tij kundër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit.

“Kjo ka qenë një protestë e ndërmjetme në kuadër të fushatës kundër PANhajnisë. Protestat e tjera do të vijnë në sheshin “Skënderbe” kundër PANhajnisë’”.

“E kemi pasë të domosdoshme që një protestë ta bëjmë këtu para zyrës së kryeprokurorit për shkak të heshtjes së tij, për shkak se iu bashkëngjit kryeministrit atëherë kur u ndoq Elez Blakaj, e kështu me radhë”.

Kurti tha se kjo protestë nuk ishte me qëllim të rrëzimit të Qeverisë, por ka paralajmëruar të tilla protesta.

“Kjo protestë është ekskluzivisht kundër prokurorisë, e cila është përgjegjëse për mosluftimin e krimit në Kosovë. Protestat kundër PANhajnisë do të vazhdojnë”.

Haxhiu: Paqe me hajni nuk ka

Image
Albulena Haxhiu

Derisa protesta e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdon para Prokurorisë së Shtetit, atyre iu ka drejtuar deputetja Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se protestat e tyre do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore, por prokuroria duhet të ndërrojë, duke u larguar të gjithë prokurorët që janë emëruar politikisht.

Sipas saj, urgjentisht duhet të nis hetimi i skandaleve korruptive të kësaj qeverie dhe hetimi i pasurisë së paligjshme të politikanëve.

“Paqe me hani nuk ka sepse me hajna nuk ka shtet”, tha ai.

Protesta kundër Lumezit, protestuesit fillojnë të mblidhen

Qytetarët kanë nisur të mblidhen para objektit të Prokurorisë aty ku do të mbahet protesta kundër kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Siç shihet, tashmë qytetarët kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër Lumezit.

Për të monitoruar situatën, Pjesëtarët e Policisë kanë rrethuar objektin e Prokurorisë.

Ndërsa, situatën po vëzhgojnë edhe ushtarët britanik.

Deri në përfundim të protestës janë bllokuar dy rrugë, ajo “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymberi”.

Kjo protestë është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ka thënë se Prokuroria e shtetit nuk po ndjek as krimet e luftës, paqes, as ato ekonomikët dhe politike.

Për këtë protestë, VV-ja ka organizuar edhe transport falas nga komunat e ndryshme.

Image
Image

Policia shton masat e sigurisë për protestën kundër Lumezit, bllokohen rrugët

Një orë para nisjes së protestës së Lëvizjes Vetëvendosje kundër kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë.

Policë të shumtë po qëndrojnë përpallë objektit të Prokurorisë së Shtetit, ku pritet të mblidhen protestuesit.

Rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymberi” janë bllokuar për sa kohë do të zgjatë protesta.

‘Më 26 prill, në ora 11:55, protestojmë te Kryeprokurori i Shtetit. Korrupsioni në vendin tonë është shtuar e përhapur si asnjëherë më parë. Kurrë shteti i Kosovës nuk ka qenë më i kapur sesa sot. Prokuroria e shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës e as krimet e paqes, as krimet ekonomike e as krimet politike’ , thuhet në njoftimin e VV-së.

VV-ja për këtë protestë ka organizuar edhe transport falas nga komuna të ndryshme të vendit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat