Anëtarëve të SLS-së policia iu tha pse nuk po bëheni me Listën Serbe

Aktuale

Anëtarëve të SLS-së policia iu tha pse nuk po bëheni me Listën Serbe

Më: 26 prill 2019 Në ora: 11:38
Petroviq me bashkëpunëtorë flasin per mediat vendore

(E plotësuar) - Deputeti i Partisë Liberale Serbe , Slobodan Petroviq, i shoqëruar nga anëtarët tjerë të kësaj partie dhe ministrja e Bujqësisë Diana Zhiviq në shenjë pakënaqësi për ndalesën që po u bëhen nëpër kalimet kufitare nga ana e Policisë serbe kanë l kaluar sot këmbë pikëkalimin kufitar në Merdar.

Petroviq dhe anëtarë të partisë së tij kanë qëndruar disa minuta në pjesën e Serbisë dhe këtë sipas tij e kanë bërë si shenjë proteste për ndalesat që anëtarët e  kësaj partie po u bëhen nga ana e Policisë Serbe.

Rasti i fundit që një anëtar i partisë së Petroviqit është ndaluar në kufi është dje ku Srgjan Jovanoviq këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Mediat nuk janë lejuar nga Policia e Kosovës që të shoqërojnë anëtarët e SLS-së për të parë se a po lejohen të kalojnë apo jo.

Sipas Petroviqit ky është rasti  i shtatë që anëtarët e partisë së tij ndalohen nga siq thotë ai BIA serbe.

Me këtë rast ai kërkoi nga autoritetet në Serbi që të ndalojnë këto veprime që sipas tij jo vetëm që poshtërojnë popullin serb por edhe mund të ketë pasoja në të ardhmen.

Këto veprime sipas Petroviq janë për arsye të qarta politike nga ana e Qeverisë së Serbisë.

Petroviq: Kjo që po ndodhë po bëhet për arsye politike

“Kemi dashur që në këtë mënyrë t’u dërgojmë porosi  të gjithë opinionit jo vetëm atij në Kosovë, Serbi por edhe më gjerë se kjo që po ndodhë me neve është ëpr arsye të pastra politike”, tha Petroviq sot në Merdar.

Ai tregoi se sot nuk janë ndaluar pasi që policët kufitarë veq ishin të informuar se do të shkojnë ndërsa ka apeluar tek të gjitha institucionet e Kosovës, Bashkimit Evropian por edhe ato në Serbi që të ndalohen këto veprime.

Ai madje ka treguar edhe se është sulmuar fizikisht dhe se tash po ruhet nga Policia

Petroviq: Nuk jemi kundër Serbisë

“Nga ky vend duam të dërgojmë në porosi të qartë që ne asnjëherë nuk kemi punuar kundër interesva të Serbisë...nëse gabimi jonë më i madh që ne si serbë jemi në institucione të Kosovës kemi bërë shymë për komunitetin serb atëherë ne e pranojmë atë gabim”, tha Petroviqi.

Petroviq po ashtu u dërgoi porosi për përfaqësuesit e BE-së duke thënë se presin një reagim të tyre.

Petroviq me këtë rast ka dërguar porosi edhe për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuqiq duke i tthënë se ata nuk janë duke punuar kundër tij dhe Serbisë dhe kanë kërkuar nga ai që t’i lejojë të jetojnë të qetë dhe në paqe me fqinjët e tyre në Kosovë.

Petroviq: Na leni të qetë

“E porosisim presidentin e serbisë Aleksandër Vuqiq që ne nuk po punojmë as kundër jush as kundër Serbisë. E di që jam më pak se ju por as nuk më shkon mendja të punojë kundër jush. Na leni që të jetojmë të qetë si njerëz normal .  Me këtë mënyrë ne kemi dashur ta kthejmë vëmendjen tek të gjithë opionini që ne të ardhmen mos të kemë probleme më tutje nga ata që janë andej”, tha Petroviq.

Sipas tij nëse kjo metodë vazhdon atëherë do të ketë shumë pasoja për serbët që jetojnë në Kosovë.

Ndërsa  Srgjan Jovanoviq i ndaluar te Dheu i Bardhë derisa ishte duke shkuar në Vranjë bashkë me gruan e tij tregoi pyetjet që ia ka bërë Policia serbe.

Njëra ndër to është pse nuk keni kaluar në Listën Serbe.

Jovanoviq: Më kanë thënë pse nuk kaloni në Listën Serbe

“Pyetja për të gjithë ka qenë e njëjtë: ‘Çka punoni në Qeverinë e Kosovës’ ‘ Me çka merreni’  ‘Pse jeni pjesë e SLS-së, ‘Pse nuk kaloni në Listën Serbe bisedat kanë qenë të gjata’”, ka treguar Jovanoviq.

Pas ndalimit të Jovanoviqit kanë reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësues tjerë institucionalë./

Petroviq me bashkëpunëtorë tentojnë të kalojnë kufirin Kosovë-Serbi

Deputeti i Partisë Liberale Serbe , Slobodan Petroviq, i shoqëruar nga anëtarët tjerë të kësaj partie dhe ministrja e Bujqësisë Diana Zhiviq në shenjë pakënaqësi për ndalesën që po u bëhen nëpër kalimet kufitare nga ana e Policisë serbe janë duke tentuar të kalojë në pikën kufitare në Merdare, për në Serbi.

Mediat nuk janë lejuar nga Policia e Kosovës që të shoqërojnë anëtarët e SLS-së për të parë se a po lejohen të kalojnë apo jo.

Në anën tjetër veturat tjera që po dalin nga Kosova janë duke u penguar të kalojnë kufirin me Serbi  dhe kështu është shkaktuar një kolonë e gjatë.

Sergjan Jovanoviq këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar të enjten nga policia serbe në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në vendkalimin "Dheu i Bardhë".

 Ndalja e Jovanoviq nxiti reagime të përfaqësuesve politikë të Kosovës të cilët i bënë thirrje Bashkimit Evropian të reagojë dhe të kërkojë ndaljen e veprimeve të tilla nga Serbia.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat