PDK zgjedh Blerand Stavilecin si njeriun kryesor për t’u përballë me Kurtin

Aktuale

PDK zgjedh Blerand Stavilecin si njeriun kryesor për t’u përballë me Kurtin

Më: 26 prill 2019 Në ora: 11:56
Kadri Veseli, Blerand Stavileci

Shefi i stafit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Blerand Stavileci i është vënë në mbrojtje shefit të tij Kadri Veseli. Ai i ka quajtur qyqarë Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën  të cilët kanë dorëzuar kallëzim penal për Thaçin e Veselin, për dëshmi të rrejshme nën betim.

Këtë kallëzim penal ata e kanë dorëzuar të enjten në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Pak para protestës së sotme të paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, para zyrës së Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, ka reagur ish Ministri Stavileci me një shkrim në faqen e tij në Facebook.

“Qyqarët!

Nuk kanë guximin të marrin përgjegjësi. Albini dhe Glauku bëjnë denoncim për deklarim kinse të rrejshëm të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në prokurori pas disa muajsh.

Shumë interesant! Është kjo frikë e tyre apo presion mbi sistemin tonë të drejtësisë në momentet e vendimit të gjykatës për kriminelët e Syrit të Popullit?! Të dyjat. Sadri Ramabaja është puro Vetëvendosje! Ai është burri i hallës së Glaukut! Është vetë Syri i Popullit! Ndërkaq, udhëheqësit e vërtetë të tyre janë qyqarë dhe ikës për vete si gjithmonë, si në luftë ashtu edhe në paqe, janë pikërisht këta dy krerët e Vetëvendosjes.

Mbajeni veten djema!” ka përfunduar shkrimin Stavileci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat