Anton Quni ia përplasë Thaçit të gjitha në fytyrë: Ti je hajn, profiter e kriminel!

Aktuale

Anton Quni ia përplasë Thaçit të gjitha në fytyrë: Ti je hajn, profiter e kriminel!

Më: 26 prill 2019 Në ora: 13:56

(E plotësuar) - Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq me Presidentin Thaçi dëshmitar, që nuk u përgjigj në asnjë pyetje.

Janë dashur që të reagojnë publikisht ambasadat, në mënyrë që Thaçi më në fund të paraqitet para komisionit që heton rrëmbimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Presidenti ka arritur që të qëndrojë me sukses disa orë në komisionin pa u përgjigjur në asnjë pyetje që iu parashtrua nga anëtarët e këtij komisioni.

Përkundrazi, Thaci përvec “show”-it me Sami Kurteshin e Vetëvendosjes dhe debatit për luftë e për SHIK me anëtarët e opozitës nuk foli asgjë për cështjen që është ftuar.

I pari i vendit u parashtronte pyetje Komisionit për angazhimin e një eksperti të huaj për të kryer ekspertizën rreth dëbimit të gylenistëve dhe nëse kjo kishte bazë ligjore.

Deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj dhe deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj tentuan t’i shpjegojnë presidentin Thaci se si ishte puna me angazhimin e ekspertit, për të cilin Thaçi tha se është i afërt me ish-Avokatin e Popullit, Sami Kurteshi.

“Presidentin Thaçi me të gjitha lojërat që i bën dhe që janë banale, nuk është i gatshëm të dëshmojë dhe të përgjigjet në asnjë pyetje. Përkundrazi është marrë me shpifje”, ka thënë Kurteshi.

Ndërkaq Thaçi i ka quajtur këto të pavërteta, duke deklaruar se ka vullnet të dëshmojë, por jo pa i plotësuar kërkesën për interpretim ligjor mbi angazhimin e ekspertit të huaj.

“Është qëndrim i pabazuar në asnjë argument. Komisioni duhet të sigurojë bazën ligjore që po e kërkojë”, është shprehur Thaçi.

Ndërkaq, si në të gjithë mbledhjen, edhe në fund, deputeti i PDK’së, Hajdar Beqaj po provonte që me cdo kusht të mbronte Presidentin Thaci, varësisht se cka thoshte ky i fundit.

Ndonëse Presidenti Thaci akuzohet se ka dhënë urdhër për deportimin e gylenistëve, e për këtë e kishte falëndëruar edhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, deputeti i PDK’së po i vinte keq që sot Kuvendi i humbi kohën Thacit.

“Ne nuk patëm aftësi menaxheriale që të plotësojmë një kërkesë, që presidentin e pati prej fillimit . Unë e kisha liru presidentin. President të kërkojmë falje që ta kemi hupë kohën”, tha Beqa. 

***

Replika të mëdha me lloj-lloj akuza po ndodhin në komisionin hetimor për çështjen e gylenistëve, pas ardhjes së presidentit Thaçi për të dëshmuar para deputetëve.

Por dëshmia nuk po jepet nga ana e Thaçit, aty vetëm po replikohet.

E replika të ashpara po ndodhin mes Anton Qunit e Hashim Thaçit.

Pasi Thaçi i tha Qunit se një këmbë e ka mbajtur në Kosovë e tjetrën në Shqipëri gjatë kohës së luftës. Quni i replikoi duke i thënë “Ti je hjan, profiter e kriminel”.

Ndryshe, replika janë zhvilluar ndërmjet gjithë anëtarëve të komisionit.

Aty janë përmendur fjalët si frikacak, mercenar, “të dua”, zvarranik etj.

Përplasja e ashpër Thaçi-Quni: Je tutë në luftë pse po tutesh tash – Mos shpif se i shkoj deri në fund kësaj pune

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe deputeti i LDK-së Anton Quni janë përplasur mes vete për kohën e luftës.

Thaçi e ka quajtur frikacak dhe mercenar Anton Qunin duke ia rikujtuar se ka qenë në UÇK ushtar me pagë.

Kjo përplasje ka filluar kur deputeti Quni i ka thënë Thaçit se është frikësuar në luftë.

Quni: E di që jeni frikësuar në luftë, nuk e kuptoj pse tash në paqe

Hashim Thaçi:  Ti kur flet për luftë mos u djersit, se në luftë ke qenë nga fundi. Një këmbë e ke pas në Shqipëri një në Kosovë. Je hi në Kosovë pasi u hy NATO  në Kosovë. Ke luftuar, ke qenë një mercenar luftëtar. Je një Boshko Buhë i paguar. Duhet me të ardh turp. Ti mercenari qe ke luftu atje, asnjë ditë nuk e ki luftë në Kosovë”.

Për luftën janë përplasur me vete edhe deputeti i PDK-së Hajdar Beqa dhe deputeti Quni.

Image

Beqa – Selmanajt: Ti je analfabet funksional

Gjatë raportimit të presidentit Thaçi para Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e shtetasve turq.

Ndërkohë, debat i ashpër po zhvillohet mes Hajdar Beqës dhe të tjerëve.

Madje, Beqaj e ka quajtur edhe ‘analfabet funksional’ Driton Selmanajn, duke folur për vonesat dhe parregullsitë e këtij komisioni.

“Ti je analfabet funksional. Përgjegjësia ka qenë e jotja, je munduar të gjesh fajtor për gabimet tua. Ti as njeri nuk je”, i ka thënë Beqaj – Selmanajt.

Quni, Hajdar Beqës: Është dasht me të mbajt në prehër, se je frikacak

Gjata takimit të komisionit parlamentarë ku po merret në pyetje Presidenti Thaçi, një debat i nxehtë ka qenë mes Anton Qunit dhe Hajdar Beqës, pasi akuzave të ndërsjella se kush është më frikacak se tjetri.

Në një moment, Quni i ka thënë Hajdar Beqës se rrugën drejt liqenit të Komanit e kanë bërë bashkë, ku atij duhet ti kujtohet që nga frika që e ka pasur është dashur ta mbaj në prehër.

“Kur e ke bërë një udhëtim me mua në liqenin e Komanit, aq shumë je frikësuar sa është dashur të të mbaj në prehër”, i ka thënë Quni, Hajdar Beqajt.

Kurteshi-Thaçit: Po bën fore të killta

Debati në mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Sami Kurteshit ka vazhduar në komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars të vitit që shkoi.

Me të filluar vazhdimi i mbledhjes së komisionit, nisi debati ku Hashim Thaçi i tha Kurteshit se e dinë si e ka refuzuar ta merr në parti kur ka qenë anëtar i SHIK-ut.

Këtu reragoi Kurteshi, duke thënë se këto janë shpifje.

“Këto janë shpifjet më të poshtra që i bën një njeri me emrin Hashim Thaçi, këto janë fore të killavta të tyre”, tha ai.

Image

Thaçi-Kurteshit: Mu ke lutë si zvarranik kur je bë Avokat i Popullit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci po vazhdon intervistimin nga deputetët anëtarë, të komisionit hetimor parlamentar për rastin e shtetasve turq.

Në këtë komision po vazhdojnë përplasjet në mes të presidentit dhe deputetëve e në veçanti me deputetin e Vetëvendosjes Sami Kurteshi.

Presidenti po ka dyshime në vlerësimin e ekspertit ndërkombëtar pasi që sipas tij është mik i Kurteshit.

Deputeti i VV-së ka hedhur shumë akuza ndaj Thacit ndërsa ky i fundit i ka rikujtuar diqka.

"Mu ke lut si zvarranik në zyrë", i tha presidenti, Kurteshit, duke ia përmendur kohën kur është zgjedhur Avokat i Popullit.

Image

***

Ka eskaluar komplet dëshmia e presidentit Hashim Thaçi në komisionin hetimor për gylenistët. Debat i nxehtë po zhvillohet brenda këtij ambienti, i cili është personalizuar totalisht nga presidenti dhe deputetët e komisionit që po i qëndrojnë përballë.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i ka thënë presidentit Thaci, se të gjitha faktet dërgojnë tek ai për deportimin e gylenistëve.

“Të gjitha adresat dërgojnë tek ju që keni dhënë urdhër”.

“Kjo është shpifje. Kjo është shpifje”, ia ktheu Thaci

“Ti je tutë në luftë, sdi pse po tutesh në paqe”, i tha Quni, presidentit Thaci.

“Frikacakë dihet kush ka qenë. Dije që jam duke të kursyer. Kush e ka mbajtë një këmbë në Shqipëri e kush brenda e dinë krejt.

Tensione në seancën ku po dëshmon Thaçi, akuza e fyerje edhe për SHIK

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ende pa nisur raportimin në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars të vitit që shkoi, ka kërkuar të dijë kush është eksperti ndërkombëtar, pasi siç tha ai çështjet e interesit kombëtarë nuk mund të trajtohen nga një ekspert ndërkombëtar që nuk e njeh askush.

Thaçi para se të fillojë raportimin ka dashur të di kush është prezent në takim dhe kënd e përfaqësojnë, konkretisht është ndalur disa herë te eksperti ndërkombëtar, ku ka kërkuar të di

Thaçi: Për angazhimin e ekspertit ndërkombëtar a ka dhënë ndonjë opinion zyra ligjore

“Pyetja ime është shumë legjitime dhe nuk mendoj që ka diçka të dëmshme, të rrezikshme për këtë komb, shoqëri a  këto institucione, respektimi i ligjit. Për angazhimin e ekspertit ndërkombëtar a ka dhënë ndonjë opinion ndonjë zyre ligjore që ju përfaqësoni, o Sami djalë i mirë je.....është e drejt e imja qytetare dhe si president i vendit të iu pyes juve qartë, për ekspertizën ndërkombëtare, para se të shkoj deklarata ime në duart të ndonjë ndërkombëtari, a ka marrë vendim ndonjë institucion legal i Republikës së Kosovës, apo është vetëm vetëm simpatia e deputetit Sami Kurteshi për ta sjellur këtu”, tha ai.

Kurse, anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kushteshi ka thënë se ende punon te Avokati i Popullit dhe është ndër njerëzit më të përgatitur.

Kurteshi: Presidenti po tenton të prish mbledhjen

“Skenari për prishjen e mbledhjes së komisionit po shihet hapur, duke filluar nga presidenti. Të drejtat ligjore nxjerreni, asnjë të drejt ligjore nuk e keni për këtë që po bëni.. eksperti është Tjen Mu Ma, që ka punuar te Avokati i Popullit për mediat, është doktorant i universitetit Jelit, është doktorant i Universitetit të Eksfortit, dëgjoni tash se kërkuar të dëgjoni”, tha ai, duke shtuar se është verifikuar nga ky komision dhe e ka angazhuar si ekspert.

Ai shtoi se Tjen Mu Ma e ka bërë një raport ku ka konstatuar se janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut.

Beqa: Kurteshi nuk është bërë i sinqertë

“Zoti Kurteshi është dashur të bëhesh i sinqertë para opinionit publik, nuk është dashur me sjell asistentin tënd ekspert, ne të thanë Sami bëhu i sinqertë dhe mos thirr këtu me bërë pallavra, ke qenë avokat, ju u bëtë të pa sinqertë dhe thatë e ka propozuar ekspert juridik“, tha ai.

Anëtari i VV-së, Xhelal Sveçla i tha Hajdar Beqës se po gënjen.

Sveçla: Je t’u rrejt

“Është fakt që këto mbledhje incizohen dhe e kupton që je t’u rrejt para 40 personave”, tha ai.

Debati për ekspertin ndërkombëtar, vazhdoi me presidentin Thaçi, i cili tha se çështjet e interesit kombëtarë nuk mund të trajtohen nga një ekspert ndërkombëtar që nuk e njeh askush.

Thaçi: A lejohet angazhimi i ekspertit ndërkombëtar

“Eksperti ndërkombëtar që është angazhuar a lejohet për t’u angazhuar nga ndonjë institucion i vendit mbi që bazë legale e keni ndërtuar përveç vendimit që e keni marrë ju si komision që është e drejt e juaja, vendim politik. Tjetër në cilin dokument lejohet angazhimi i ndonjë angazhimi ndërkombëtar kur është në pyetje siguria kombëtare dhe pyetja tjetër është a ka ndonjë lidhje me ndonjë parti politike, deputet e individë, tash këtu doli se është i preferuari i zoti Kurteshit, mik i zoti Kurteshi dhe këshilltarë i një partie politike që është Samiu”, tha ai.

Ai madje i tha Kurteshit se ai e donë dhe e respekton.

Thaçi: Unë të dua ti e di

“Unë nuk kam problem me ty, unë të dua ti e dinë dhe të respektoj“, tha ai.

Driton Selmanaj tha se kanë bazë ligjore.

“Neve na jepet e drejta për ekspert në punën tonë, kemi votuar për një ekspert. Ne kemi vlerësuar se ne nuk kemi kaluar testin e verifikimit atëherë e kemi pa të arsyeshme që edhe eksperti të jetë aty. Disa deputet të komisionit tentuan ta minojnë këtë punë. Bazën ligjore e kemi të plotë dhe është një prej raporteve më profesionale që e kam lexuar”, tha ai.

Anton Quni i tha presidentit se qasja e tij edhe më shumë e dëmton sigurinë nacionale.

Image

Selmanaj, Thaçit: Ti i dëbove shtetasit turq, trego se të gjithë e dimë

Anëtari i Komisionit Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq, Driton Selmanaj nga LDK, i ka kërkuar presidentin Hashim Thaçi që të përgjigjet rreth dëbimit të turqve, duke e fajësuar direkt se ai e ka kryer këtë shkelje.

Selmanaj i ka thënë Presidentin, që po refuzonte të përgjigjej, që të fliste rreth asaj që pyetet nga komisioni.

“Nuk ke ardhur të na pyetesh, këtu jeni të përgjigjeni. Folni rreth asaj që të pyesim sepse të gjithë e dimë se jeni përgjegjës”, është shprehur deputeti i LDK’së.

Thaçi e ka quajtur këtë shkelje, duke mos u përgjigjur para komisionit hetimor.

Ndërkaq, Selmanaj ka vazhduar ta fajësojë presidentit se ai ka dhënë urdhër për dëbimin e shtetasve turq.

“Ti je përgjegjës që i ke dhënë të gjithë urdhërat, qetësohu, së s’ke ku ikë . Ju jeni ai që qëndroni prapa kësaj”, i është drejtuar deputeti Presidentit.

Përplasen anëtarët e Komisionit: Je i sëmurë, baju...

Me tensione ka rinisur intervistimi i presidentit Hashim Thaçi me komisionin parlamentar hetimor.

Presidenti i Kosovës tha se eksperti që e përmendi deputeti Sami Kurteshi e ka mik.

“E përsëris qartë, duke dëgjuar opinionet që u shfaqen këtu, opinionet e Kurteshi që konfirmoj që është mik i tij. Deputeti konfirmoj se është mik i tij, ka punuar me të”

Kurteshi: Kjo është shpifje

Presidenti Thaçi: Nuk po e bëj për poenë politike, iu kam mundur 7 herë. E din ti kur të kam refuzuar për të ardhur në parti kur ke qenë anëtarë i SHIK-ut” .

Këtu ka ndërhyrë deputeti i PDK-së Hajdar Beqa i cili i ka thënë Kurteshit që të shkojë te ndonjë psikiatër.

Kurteshi ia ka kthyer: Baju

Ndërsa deputeti Kurteshi ka thënë se këto shpifje nuk mund t’i duroj.

Image

Thaçi, Kurteshit: Të kam refuzu me ardhë në parti kur ke qenë anëtar i SHIK-ut

Me të filluar për herë të dytë punën Komisioni për Hetimin e Deportimit të gjashtë shtetasve turq, ka pasur përplasje të ashpra mes presidentit dhe anëtarëve të Komisionit.

Presidenti Thaçi ka thënë se eksperti ndërkombëtar i angazhuar në këtë Komision  është mik i deputetit Sami Kurteshi.

I shpejtë ka qenë reagimi i Kurteshit i cili ka thënë se këto janë shpifje të llojit të vet.

Mirëpo pas krijimit të një situate të paqartë, Thaçi ka thënë se deputetin Kurteshi e ka refuzuar t’i bashkohet PDK-së kur ka qenë pjesë e SHIK-ut.

“Të kam refuzu me ardhë në parti kur ke qenë anëtar i SHIK-ut”, ka thënë ai.

Image

Thaçi, Kurteshit: A je merzit?!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është rikthyer në komisionin hetimor parlamentar ku do të intervistohet lidhur me deportimin e shtetasve turq.

Ai me të ardhur është përkujdesur që t’ia bëjë një pyetje deputetit të Vetëvendosjes Sami Kurteshi.

"A je mërzit?", i tha presidenti Kurteshit.

Më herët para një pushimi të shkurtër Thaçi i tha Kurteshit “Të dua”. 

***

Presidenti i Hashim Thaçi ende pa nisur raportimin në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars të vitit që shkoi, ka kërkuar të dijë kush është eksperti ndërkombëtar, pasi çështjet e interesit kombëtarë nuk mund të trajtohen nga një ekspert ndërkombëtar që nuk e njeh askush.

Fillimisht Thaçi para se të fillojë ka dashur të di kush është prezent në takim dhe kënd e përfaqësojnë.

Pas kësaj kërkesë Xhelal Svecla, kryetar i këtij komisioni ka prezantuar të gjithë anëtarët e komisionit, ndërsa ka kërkuar nga sekretariati për personat e tjerë.

Thaçi tha se kush është eksperti.

“Unë do të kërkoja protokollin e atij takimi ku ai është zgjedhur si ekspert”, tha ai.

Kurse, Sveçla tha se sa i përket ligjshmërisë mund ta informojnë me shkrim, por jo sot kur ai do të raportoni.

Debati për ekspertin ndërkombëtar, vazhdoi me presidentin Thaçi, i cili tha se çështjet e interesit kombëtarë nuk mund të trajtohen nga një ekspert ndërkombëtar që nuk e njeh askush.

“Kush është eksperti dhe do të doja të shihja një CV të tij, para se me raportu se çështja lidhet me çështje kombëtare. Para një eksperti që unë nuk e njoh për hir të transparencës çka ka të keqe të di se kush është eksperti”, ka thënë ai.

Driton Selmanaj tha se kanë bazë ligjore.

“Neve na jepet e drejta për ekspert në punën tonë, kemi votuar për një ekspert. Ne kemi vlerësuar se ne nuk kemi kaluar testin e verifikimit atëherë e kemi pa të arsyeshme që edhe eksperti të jetë aty. Disa deputet të komisionit tentuan ta minojnë këtë punë. Bazën ligjore e kemi të plotë dhe është një prej raporteve më profesionale që e kam lexuar”, tha ai. 

***

Dëshmia e presidentit të Kosovës për rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq, ka filluar me përplasje në Komisionin Hetimor të Kuvendit të Kosovës. 
Anëtari i këtij Komisioni nga radhët e PSD’së, Frashër Krasniqi, i ka thënë presidentit të Kosovës, se Kuvendi i Kosovës nuk i jep llogari presidencës, pasi që ky i fundit ka kërkuar sqarime nga Komisioni se cili institucion ligjor i Kuvendit e ka miratuar kërkesën për angazhimin e ekspertit nddërkombëtar që ka hartuar një draft raport.

Krasniqi ka kritikuar edhe anëtarin e PDK’së, Hajdar Beqajn, i cili ka dalë në mbrojtje të presidentit Thaçi duke thënë se komisioni ka humbur kredibilitetin dhe se nuk e dijnë fare se kush është eskperti i angazhuar.

Më tej ai e ka pyetur Thaçin se a është kontaktuar nga Erdgoani para depërtimit të gylenistëve.

Ndërkohë ka reaguar pastaj Hajdar Beqa duke thënë se presidenti Thaçi nuk është njeri i PDK’së.

Më pas ka reaguar kryetari i këtij Komisionin, Xhelal Sveçla, duke i thënë Beqës se nuk ka të drejtë të marrë fjalën pa ia dhënë.

Anëtari i VV’së, Sami Kurteshi, në fjalën e tij pas Sveçlës ka thënë se presidenti Thaçi ka ardhur në Komision me skenar për të prishur mbledhjen bashkë me anëtarët e PDK’së në Komision.

Më pas Kureshi ka treguar se kush është eksperti ndërkombëtar që është angazhuar, duke akuzuar pastaj Beqën se po dëshiron që ta prish mbledhjen.

Para tre ditëve ishte paraparë që të mbahej kjo seancë dëgjimi për Thaçin, megjithatë ky i fundit kishte kërkuar shtyrjen e saj për këtë të premte.

Skandali i dëbimit të gjashtë shtetasve turq, kishte nxitur reagime të shumta, dhe si pasojë kishte pasur shkarkimin e ish-ministrit Flamur Sefaj, dhe kreut të AKI-së, Driton Gashi.

 

Thaçi në Komisioni Hetimor të dëbimit të gjashtë shtetasve turq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas katër thirrjeve që iu bënë për të raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar po deklarohet sot për këtë temë, lidhur me prapavijën e atë se çka kishte ndodhur ditën e 29 marsit.

Thaçi në fillim bëri nënshkrimin e betimit që do të flas të vërtetën gjatë intervistimit. Ai pranoi që të jetë prania e medieve gjatë intervistimit për shkak të transparencës.

“Do ishte në interes të opinionit publik me qenë hapur për hir të opinionit dhe transparencës”, tha Thaçi.

Ai kërkoi shpjegime shtesë se kush janë të gjithë personat prezent në komision.

“Dua si president dhe qytetar i Kosovës që para se të fillojmë të ishte me interes të dijë edhe unë edhe opinioni se kush janë prezent në takim dhe kë e përfaqësojnë sepse unë mendoj se ka nevojë për shkak të protokollit se para cilëve persona presidenti i vendit intervistohet”, tha Thaçi.

Kryesuesi i Komisionit, Xhelal Sveçla para presidentit u prezantua vetë po ashtu edhe gjithë anëtarët e komisionit, stafi i komisionit dhe që në këtë takim janë edhe mediet.

Thaçi kërkoi sqarim se kush është eksperti vendor apo ndërkombëtar që deklarata e Thaçit merret dhe shqyrtohet tek ai.

Sveçla tha se nuk po e di se cilat janë arsyet se këto pyetje po bëhen.

Thaçi tha se ka të drejtë si president dhe qytetar i Kosovës të dijë çdo hollësi për intervistimin e tij. Thaçi nguli këmbë dhe vazhdimisht po kërkon të shoh se kush është eksperti dhe dëshiron ta shoh CV e tij.

“Ajo që do të doja të theksoja është kjo a keni marrë interpertim ligjor nga ndonjë zyre për angazhim të eksperitit ndërkombëtar, unë jam president i vendit dhe kur jap deklarata du me ditë kush i dërgjon dhe i vlerëson, skam probleme me rrëfy para jush”, ka deklaruar presidenti.

Thaçi, ishte ftuar të raportonte të martën, por kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla, tha se kësaj radhe Zyra e Presidencës ka komunikuar me komisionin për të caktuar 26 prillin si datë kur presidenti Thaçi do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

***

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston presidentin Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat