Veseli i jep mbështetje Habib Tahirit, kandidatit shqiptar për eurodeputet

Aktuale

Veseli i jep mbështetje Habib Tahirit, kandidatit shqiptar për eurodeputet

Më: 26 prill 2019 Në ora: 15:25
Habib Tahiri

Habib Tahiri, është kandidat për eurodeputet në Parlamentin Evropian nga Partia HNS në Kroaci, si kandidat i pavarur i komunitetit shqiptar në Kroaci.

Ai ka lindur në Mitrovicë ndërsa jeton në qytetin Novska që nga viti 1991. Habib Tahiri, me profesion është teknik i lartë medicional. 

Punon në Institutin e Emergjencës në qytet.  

Ai është Kryetar i Këshillit të pakicave kombëtare në prefekturën Sisak - Mosllavinë që nga viti 2007. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Habib Tahiri është pritur sot në takim nga kryeparlamentari Kadri Veseli i cili i dha përkrahje për angazhimin në zgjedhjet parlamentare evropiane.  

Me këtë rast, Veseli ka ftuar të gjithë shqiptarët në diasporë që ti mbështesin kandidatët shqiptarë për eurodeputet. 

Tahiri  tha se është i privilegjuar për mbështetjen që mori nga kryetari i Kuvendit të Kosovës.  

Tahiri: Mbështetja e Veselit, privilegj për mua

“E pata një takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin e mora mbështetjen e tij. Kjo është një kënaqësi  e imja e madhe se mbështetja e tij ka domethënie të madhe për mua, besoj për të gjithë shqiptarët sepse ai ka dhënë kontributin e madh për formimin e shtetin e Kosovës. Mbështetja e tij është një privilegj për mua”, tha Tahiri. 

Tahiri tha se po qëndron në Kosovë për t’u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Kroaci që ta mbështesin kandidaturën e tij duke u zotuar se do të mbështesë interesat e kombit tonë në Parlamentin Evropian.  

 Ai tha se është kandidat në listën e HNS-së me numër 11.  

Tahiri: Do ti mbroj interesat e kombit tonë në PE

‘Jam kandidat në listën e HNS me numër 11 jam në vendin e 7-të dhe I ftoj të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kroaci që të më mbështetin për ti mbrojtur interesat e kombit tonë si në Kroaci gjithashtu edhe në Parlamentin Evropian”, tha ai.  Kujtojmë se në Kroaci jetojnë rreth 20 mijë shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat