Beqa - Kurteshit: Je i sëmurë: Kurteshi: Baju

Aktuale

Beqa - Kurteshit: Je i sëmurë: Kurteshi: Baju

Më: 26 prill 2019 Në ora: 15:42
Pamje nga raportimi i Thaçit para Komisionit

Me tensione ka rinisur intervistimi i presidentit Hashim Thaçi me komisionin parlamentar hetimor.

Presidenti i Kosovës tha se eksperti që e përmendi deputeti Sami Kurteshi e ka mik.

“E përsëris qartë, duke dëgjuar opinionet që u shfaqen këtu, opinionet e Kurteshi që konfirmoj që është mik i tij. Deputeti konfirmoj se është mik i tij, ka punuar me të”

Kurteshi: Kjo është shpifje”.

Presidenti Thaçi: Nuk po e bëj për poenë politike, iu kam mundur 7 herë. E din ti kur të kam refuzuar për të ardhur në parti kur ke qenë anëtarë i SHIK-ut” .

Këtu ka ndërhyrë deputeti i PDK-së Hajdar Beqa i cili i ka thënë Kurteshit që të shkojë te ndonjë psikiatër.

Kurteshi ia ka kthyer: Baju

Ndërsa deputeti Kurteshi ka thënë se këto shpifje nuk mund t’i duroj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat