Kryetari i PLK-së u takua me gazetarin ndërkombëtarë Nefail Maliqi

Aktuale

Kryetari i PLK-së u takua me gazetarin ndërkombëtarë Nefail Maliqi

Më: 26 prill 2019 Në ora: 16:00
Skender Gashi dhe Nefail Maliqi

Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Skender Gashi sot ka pritur në takim publicistin dhe gazetarin ndërkombëtarë nga Presheva dhe Gjeneva, Nefail Maliqin me të cilin ka biseduar rreth situatë aktuale politike në Kosovë dhe rajon, sidomos në fushën e informimit.

Gjatë këtij takimi, Maliqi dhe Gashi biseduan edhe rreth rolit të Partisë Liberale të Kosovës e cila ka pasur një rrol shumë të rëndësishme në prurjet e njohjeve të reja për Republikën e Kosovës. Ata gjithashtu biseduan edhe për rrolin e diasporës sot, njëzet vjet pas luftës, për ndikimin e saj në zhvillimin ekonomik.

Gashi gjithashtu u interesua edhe për rolin dhe gjendjen e medieve në jetën e përditshme në Luginën e Preshevës, me ç’rast e falënderoi agjencinë e Lajmeve “Presheva Jonë” për njoftim korrekt dhe të shpejt, lidhje me çdo ngjarje që lidhet me shqiptaret dhe jo vetëm , në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat