Ambasadori amerikan ende i shqetësuar me emërimin e këtij personi në Qeveri

Aktuale

Ambasadori amerikan ende i shqetësuar me emërimin e këtij personi në Qeveri

Nga: A.ZH Më: 26 prill 2019 Në ora: 17:14
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur i shqetësuar për emërimin e Naser Shalës në postin e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Ambasadori amerikan, ka thënë se Shala nuk është i kualifikuar për këtë pozitë, teksa ka theksuar se emërimi i tij, minon besimin e qytetarëve në proceset e përzgjedhjes bazuar në meritë dhe aftësinë e AKKVP-së.

“Ende i shqetësuar për emërimin e Naser Shalës në një pozitë të rëndësishme në qeveri pa u kualifikuar. Kjo minon besimin e qytetarëve në proceset e përzgjedhjes bazuar në meritë dhe aftësinë e AKKVP për të përmbushur mandatin e kërkuar nga Dialogu”, ka shkruar Kosnett në një postim në Twitter./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat