Murati e quan “debat të ulët” raportimin e Thaçit: Gjynah në çfarë gjendje ka ra katundi

Aktuale

Murati e quan “debat të ulët” raportimin e Thaçit: Gjynah në çfarë gjendje ka ra katundi

Nga: A.ZH Më: 26 prill 2019 Në ora: 17:34
Pamje nga raportimi i Thaçit para Komisionit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka raportuar sot para Komisionit hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Raportimi ka përfunduar pa asnjë rezultat, pasi në mbledhje pati vetëm fyerje e akuza mes anëtarëve të Komisionit dhe Thaçit.

E nivelin e debatit në Komision, e ka komentuar Artan Murati, hulmutues i lartë në KDI përcjell, Bota sot.

Murati në një postim në Facebook, e ka quajtur të sjellje dhe gjuhë joparlamentare, debatin e sotëm.

“Gjynah në çfarë gjendje ka ra Katundi”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Reagimi i plotë:

Eshte per keqardhje te degjohet niveli i debatit ne Komisionin hetimor per debimin e shtetasve turq nga Kosova. Gjuhe joparlamentare, sjellje joparlamentare, debat i ulet e mbi te gjitha aspak relevant per cka eshte i thirrur ky komision. Gjynah ne cfare gjendje ka ra Katundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat