Ish-deputeti i Kuvendit i ashpër ndaj Thaçit: Me ta gërditë shtetin, çfarë rrugaçi na përfaqëson!

Aktuale

Ish-deputeti i Kuvendit i ashpër ndaj Thaçit: Me ta gërditë shtetin, çfarë rrugaçi na përfaqëson!

Nga: N.H Më: 26 prill 2019 Në ora: 17:38
Hashim Thaçi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment, rreth përplasjeve nga mbledhja e Komisionit Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Ai konsideron se presidenti Thaçi ka dhënë kapak diskutimeve nga kjo mbledhje.

Mes tjerash, ai është shprehur i ashpër ndaj të parit të shtetit, duke e quajtur edhe si rrugaç.

Ja shkrimi i tij:

Sot Kali Brojës i ka dhonë kapak!

Me ta gërditë jo veç Presidentin por edhe Shtetin!!!

Amam media mos e publikoni më videon e mbeldhjes sotme se marre prej Botës me pa çfarë rrugaqi na përfaqëson!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat