Nitaj: E trishtë atmosfera në Komisionin Hetimor

Aktuale

Nitaj: E trishtë atmosfera në Komisionin Hetimor

Nga: N.H Më: 26 prill 2019 Në ora: 17:56
Pamje nga Komisioni Hetimor

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se atmosfera në Komisionin Hetimor për dëbimin e 6 shtetasve turq ishte e trishtë.

Sipas Nitajt, për 3-4 orë sa zgjati mbledhja, nuk ishte asnjë fjalë për temën e cila ishte në rend të ditës.

“Pjesa më e madhe akuza e kundërakuza, deri në fyerje, jo vetëm ndërmjet vet deputetëve, por edhe atyre e presidentit. Nuk është tragjike pse kjo mbledhje nuk prodhoi asnjë rezultat, por shpërfytyrimi i shpërfaqur aty”, ka deklaruar Nitaj.

Ja shkrimi i tij:

E trishtë atmosfera në Komisionin Hetimor për dëbimin e 6 shtetasve turq, ku pyetjeve të deputetëve do të duhej tu përgjigjej Presidenti i vendit.

Për 3-4 orë sa zhjati mbledhja, ansnjë fjalë për temën e cila ishte në rend të ditës!

Pjesa më e madhe akuza e kundërakuza, deri në fyerje, jo vetëm ndermjet vet deputetëve, por edhe atyre e presidentit!

Nuk është tragjike pse kjo mbledhje nuk prodhoi asnjë rezultat, por shpërfëtyrimi i shpëfaqur aty!

MN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat