Hoti: Sjellja e sotme e presidentit skandaloze - Bota Sot
Hoti: Sjellja e sotme e presidentit skandaloze

Aktuale

Hoti: Sjellja e sotme e presidentit skandaloze

Më: 26 prill 2019 Në ora: 18:18
Abdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se sjellja e sotme e presidentit Hashim Thaçi para deputetëve është skandaloze.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci sot para komisionit hetimor për ‘gulenistët’ ka pas përplasje me disa nga deputetët e sidomos me deputetin e VV-së Sami Kurteshi dhe atë të LDK-së Anton Quni.

Postimi i Hotit në Facebook:

Është skandaloze sjellja e sotme e presidentit para deputetëve. Fyerjet e tij ndaj deputetëve, por edhe të deputetëve të PDK-së ndaj deputetëve te LDK-së, kanë treguar edhe më qartë për nevojën e madhe që ka Kosova për t’u liruar nga kjo kastë qeverisëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...