Abazi paralajmëron ambasadorët për gjuhën kërcënuese të Thaçit ndaj LDK-së dhe VV-së: Mund të ketë konfrontim fizik

Aktuale

Abazi paralajmëron ambasadorët për gjuhën kërcënuese të Thaçit ndaj LDK-së dhe VV-së: Mund të ketë konfrontim fizik

Nga: A.ZH Më: 26 prill 2019 Në ora: 19:32
Pamje nga raportimi i Thaçit para Komisionit

Analisti politik Haki Abazi, iu është drejtuar ambasadorëve të shteteve mike në Kosovë, pas raportimit të presidentit të vendit Hashim Thaçi, në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Abazi ka theksuar se gjatë raportimit, u pa qartë që presidenti Thaçi kishte shkuar në Komision, për të sabotuar punën e tij, përcjell Bota sot.

Ai ka dënuar edhe gjuhën “kërcënuese” të Thaçit ndaj deputetëve të LDK-së dhe LVV-së, duke theksuar se ato lehtë mund të përfundojnë me konfrontim fizik.

Sipas Abazit, Thaçi tregoi vet se ai vendosi kush do të bëhej Avokat i Popullit.

Kjo siç ka thënë analisti politik, konfirmon se presidenti ka shkelur ligjet dhe procedura, duke keqpërdorur fuqinë për emërimin e njerëzve në pozita të rëndësishme.

Ai në fund, ka kërkuar nga ambasadorët që të marrin këtë kërkesë të tij seriozisht dhe të ndihmojnë drejtësinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, përcjell Bota sot.

Image
Haki Abazi

Reagimi i plotë i Haki Abazit:

Të nderuar ambasadorë:

Është me rëndësi të madhe të shikoni dhe të dëgjoni sot atë që mendohej të ishte një raportim dëshmi e Hashim Thaçit para Komisionit Parlamentar Hetimor lidhur me rrëmbimin, dëbimin dhe depërtimin e supozuar të qytetarëve turq.

Derisa u pa shumë qartë se Thaçi erdhi me plan të qartë dhe synimin për të sabotuar punën e Komisionit Parlamentar, dëshiroj t'ju tërheq vëmendjen tuaj në gjuhën që ai ka përdorur dhe kërcënimet ndaj anëtarëve të LDK-së dhe LVV-së.

Ai pohoi se ai vetë vendosi kush do të emërohej si Avokat i Popullit. Ai konfirmon bisedat që u zbuluan për emërimet e bëra në mënyrë të paligjshme, duke shkelur ligjet dhe procedurat, duke keqpërdorur fuqinë për emërimin e njerëzve në pozita të rëndësishme.

Gjuha kërcënuese e përdorur nga Thaçi dhe nga anëtarët e tij të PDK-s, lehtë mund të përfundojë në një konfrontim fizik siç ishte në synimin e tyre për raportin që është hartuar për të mos e parë kurrë dritën e ditës.

Shpresoj që ta merrni këtë shumë seriozisht dhe të ndihmoni drejtësinë, sundimin e ligjit dhe respektimin e Kushtetutës dhe prioritetet e angazhimit tuaj në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat