Gecaj: Ishte e qartë si kristali që “Presidenti kishte mizën pas veshi”

Aktuale

Gecaj: Ishte e qartë si kristali që “Presidenti kishte mizën pas veshi”

Nga: Z.B Më: 26 prill 2019 Në ora: 19:42
Bajram Gecaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar për mbledhjen Komisionit Hetimor për Deportimin e gjashtë shtetasve turq, përcjell “Bota sot”.

Gecaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, ishte e qartë si kristali sot që “Presidenti kishte mizën pas veshi”.

Postimi i plotë:

Gjarpëri bishtëron drejtësisë!

Ishte e qartë si kristali sot që “Presidenti kishte mizën pas veshi” dhe e ndjente veten fajtor për deportimin jonjerëzor të “gjashtë gulenistëve”! Megjithatë ishte vërtetë për keqardhje niveli aq i ulët i personit i cili do të duhej të përfaqësonte unitetin e qytetarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat