Televizioni amerikan shkruan për refuzimin e Thaçit që të dëshmojë për shtetasit turq

Aktuale

Televizioni amerikan shkruan për refuzimin e Thaçit që të dëshmojë për shtetasit turq

Më: 26 prill 2019 Në ora: 20:16
Hashim Thaçi

Fox News ka raportuar për ftesën që i është bërë Presidentit Hashim Thaçi për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Televizioni amerikan shkruan se Presidenti Thaçi të premten vuri në pikëpyetje kredibilitetin e komisionit hetimor parlamentar për shkak të përfshirjes së një eksperti ndërkombëtar.

“Ai refuzoi të përgjigjet në pyetjet para se të qartësohet legjitimiteti i përfshirjes së ekspertit”, shkruan Fox News.

Në mars të 2018’ës, institucionet e sigurisë në Kosovë rrëmbyen dhe dëbuan gjashtë shtetas turq me lejeqendrim në Kosovë, e që Turqia i kërkonte për lidhjet me organizatën  e klerikut Fetullah Gylen.

Pesë mësues dhe një doktor iu dorëzuan Turqisë, ndërsa presidenti Recep Tayyip Erdogan e kishte falënderuar Hashim Thaçin për këtë deportim.

Për këtë aksion, i cili u konsiderua si i turpit dhe mori reagime ndërkombëtare, u shkarkuan Ministri i Punëve të Brendshme dhe Shefi i AKI’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat