Molliqaj: Shpesh takoj njerëz që i janë mërzitur ndarjes së VV-së

Aktuale

Molliqaj: Shpesh takoj njerëz që i janë mërzitur ndarjes së VV-së

Nga: Z.B Më: 26 prill 2019 Në ora: 20:38
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se, shpesh takoj njerëz që i janë mërzitur ndarjes së VV-së, ngase, siç ka shkruar ai, nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, duke u mbrojtur nga ”armiku i jashtëm”, e shkatërroi vetën nga brenda, përcjell “Bota sot”.

Po ashtu, Molliqaj ka theksuar në rrjetin social se, “Nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, është e gatshme ta djegë edhe protestën si aktin më demokratik të një populli”

Postimi i plotë:

Shpesh takoj njerëz që i janë mërzitur ndarjes së VV-së. Meqenëse besimtarët e sektit nuk guxojnë as të më flasin sepse i qorton profeti, të tjerët që guxojnë të mendojnë, e kanë kuptuar gjendjen ku është katandisur kjo parti.

Nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, duke u mbrojtur nga ”armiku i jashtëm”, e shkatërroi vetën nga brenda.

Nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, është e gatshme ta djegë edhe protestën si aktin më demokratik të një populli.

Një sekt që akuzon bashkëthemeluesit e lëvizjes keq e më keq, e në anën tjetër pranon në gjirin e saj njerëz si Ajvaz Berisha, i akuzuar për vrasje e përdhunime.

Sekt që përqafon Berat Buzhalën vetëm e vetëm që profeti t’i përdorë mediat e tij për të shpifur kundër nesh.

Sekt, fundosja e shpejtë e të cilit nuk po ndalet. Dëshmia më e mirë është protesta e sotme, të cilën profeti do ta quante ”karneval i dështuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat