Ministria e Integrimit publikon shpenzimet javore

Aktuale

Ministria e Integrimit publikon shpenzimet javore

Nga: Z.B Më: 26 prill 2019 Në ora: 21:34
Dhurata Hoxha

Ministria e Integrimit Evropian, ka filluar të publikoj të gjitha shpenzimet e linjave të veta buxhetore, këtë e konfirmon Ministrja Dhurata Hoxha, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social, përcjell “Bota sot”.

Madje, në shkrim potencohet se të gjitha shpenzimet javore do të publikohen në të ardhmen.

Ministrja ka cekur se “qytetarët kanë të drejtë të informohen se si shpenzohen paratë e taksapaguesve”.

Postimi i plotë:

“Transparenca është shtyllë e qeverisjes së mirë dhe vlerë që e afron vendin tonë më afër BE-së.

Kam kërkuar nga administrata që të gjitha shpenzimet në kuadër të vijave buxhetore të buxhetit të Ministrisë brenda një jave, të publikohen rregullisht në ueb faqen e Ministrisë së Integrimit Evropian, www.mei-ks.net.

Qytetarët kanë të drejtë të informohen se si shpenzohen paratë e taksapaguesve. Tashmë, shpenzimet javore të MIE, janë publikuar dhe do të publikohen çdo javë.

http://mei-ks.net/sq/dokumente-23”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat