Thaçi: Nuk e duroj askënd me ma ofru gishtin te hunda

Aktuale

Thaçi: Nuk e duroj askënd me ma ofru gishtin te hunda

Më: 26 prill 2019 Në ora: 22:20
Hashim Thaçi

Sot në takimin e presidentit me Komisionin Hetimor pati tensione të larta, e këto tensione u shoqëruan me tone të larta e fyerje mes presidentit dhe deputetëve të pranishëm.

Presidenti deklaron se ai takim nuk ishte momenti për këto ‘debate të nxehta’, mirëpo ai deklaron se nuk pa vullnet të komisionit për të komunikuar për çështjen për të cilën ishte ftuar ai, por dëshironin të zhvillonin marketing politik me shpifje dhe fyerje.

“Fillimisht unë jam njeri, pastaj jam president. Kshtu që nuk e duroj askënd me ofru gishtin te hunda, po nuk e duroj asnjë klithje apo belbëzim kërcënues që drejtohet ndaj meje, prej askujt”, deklaroi Thaçi në TV21, duke shtuar se është shqetësuar nga mos edukata e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat