Kush e dha urdhërin e parë të sulmohen forcat serbe në Koshare? – Agim Ramadani apo Rrustem Berisha?

Aktuale

Kush e dha urdhërin e parë të sulmohen forcat serbe në Koshare? – Agim Ramadani apo Rrustem Berisha?

Më: 26 prill 2019 Në ora: 22:34
Xhafer Gashi

Zëvendëskomandanti në Betejën e Koshares, Xhafer Gashi, ka treguar për Blic Intervieë me Astrit Gashi, se nën komandën e kujt, ishte dhënë urdhëri për fillimin e sulmit ndaj forcave serbe në Koshare.

Gashi ka rrëfyer se urdhëri ishte dhënë nga komandanti, Rrustem Berisha, teksa ka treguar edhe detaje të pathëna mbi përgatitjet logjistike për atë sulm.

“Agimi ka qenë shef i shtabit, shef I operacionit, Agimi e ka menaxhaur kompelt fillimin e operaconit dhe urdhin e ka nxjerr komandanti Rrustem Berisha dhe pastaj njësit secila veç e veç kanë përcaktuar pikat e para të topave, pastaj mina hedhësit dhe pastaj fillon sulmi, jepet urdhi nga komandati ( Rrustem Berisha) dislokohen të gjithë”, ka thënë Gashi.

Ai ka treguar edhe për kohën kur Agim Ramadani, është futur në Koshare, duke rrëfyer edhe rolin që heroi Ramadani, e kishte luajtur në sulmin e parë ndaj forcave serbe në Koshare.

“Kur futet Agim Ramdani në KoshareNga fillimi Agimi ka operaur me të gjitha njësitë që ishim në teren, dmth komunikonte bashkërenditke veprimet dhe në këtë rast njësitë e vezhguesve ishin aktiv dhe Agimi komplet e ka operuar aksionin me të gjitha njësitë”, ka thënë zv.komandanti Xhafer Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat