Do të organizojmë edhe protesta të tjera derisa ta rrëzojmë qeverinë

Aktuale

Do të organizojmë edhe protesta të tjera derisa ta rrëzojmë qeverinë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 09:07
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje (LV ), Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje (LV ), Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka bërë me dije se protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë.

Për këtë ajo ka thënë se bashkëpunimi opozitar është i logjikshëm dhe i pritshëm.

Në këtë intervistë dhënë për media, Mulhaxha-Kollçaku ka vlerësuar se PAN-i ka për qëllim interesat partiake e jo ato shtetërore.

Ajo ka deklaruar se ky koalicion nuk ka marrë vendime pozitive për vendin prandaj, sipas saj, zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje.

Deputetja Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se pakënaqësia qytetare është rritur sa i përket mungesës së rendit dhe ligjit.

Ajo ka vlerësuar se pa i luftuar krimin dhe korrupsionin nuk ka ecje përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat